Eurosong, Shqipërisë i hiqen pikët e Maqedonisë e Malit të Zi

Mediale Vip

Eurosong, Shqipërisë i hiqen pikët e Maqedonisë e Malit të Zi

Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:41

Pas shfaqjes live mbrëmjen e së shtunës, organizatorët e Eurovizionit të mbajtur në Vienë kanë zbuluar se ka pasur parregullsi me votat nga juritë në Maqedoni dhe Mal të Z, dy nga katër vendet e vetme që i dhanë pikës përfaqësueses të Shqiëprisë Elhaida Dani.

Pikat e dhëna nga çdo vend përcaktohen zakonisht nga një kombinim i jurisë dhe votimit publik 50 me 50, por sipas vezhguesve te dyja vendet i dhane piket per Shqiperine duke iu referuar 100 % televotimit.

“Rezultatet e jurisë së ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi gjatë mbrëmjes së finales së madhe të eventit janë skualifikuar, pas konsultimeve me vëzhguesin e pavarur të votave të këtij festivali, si dhe pas vendimit të parë nga supervizori ekzekutiv dhe udhëheqësi i grupit të referencave. Në të dy vendet, televotimet janë aplikuar në 100% të rezultateve. Përjashtimi i dy jurive do të diskutohet më tej në takimin e ardhshëm të grupit të referimit, në qershor”, -thuhet në deklaratën e Zyrës se shtypit te Eurovision.

Maqedonia ishte shteti i vetëm që i dha vlerësimin maksimal Danit me këngën “I’m alive”, 12 pikë, ndërsa Mali i Zi 10 pikë. Kjo do të thotë se Shqipëria rrezikon të zbresë akoma në renditje, nga vendi i 17 që doli mes 27 shteteve që prekën finalen e madhe të edicionit të 60-të të kompeticionit më të madh evropian të këngës. Nëse deri në vendimin përfundimtar në qershor votimi nga dy shtetet tona fqinje do të dalë i pavlefshëm, Shqipërisë do t’I hiqen 22 pikë (12 të Maqedonisë dhe 10 të Malit të Zi) duke bërë që vendi jonë të ngelë vetëm me 12 pikë të marra 6 nga Greqia dhe 6 nga Belgjika.

Ndërkohë votat e teleshikuesve shqiptarë dhe të jurisë u përkthyen në 10 pikë për Greqinë dhe 12 pikë për Italinë, edhe pse kjo e fundit nuk rezervoi asnjë pikë për performancën e shkodranes Elhaida Dani.

Eurovizion u pa nga rreth 200 milionë shikues kinez, i cili për herë të parë u transmetua drejtëdrejtë në Kinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat