Fabiani pranon se nominimi po ndikon në sjelljen e tij

Mediale Vip

Fabiani pranon se nominimi po ndikon në sjelljen e tij

Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:37

Eleonora dhe Fabiani qëndrojnë shtrirë në dhomën e gjumit. Aty ka edhe banorë të tjerë dhe ndër ta është edhe Alba e cila i pyet se çfarë po bënin ata të dy pak më parë në oborr. Fabiani në mënyrë tallëse i përgjigjet Albës “po bënim atë që bëjmë edhe këtu brenda” dhe Eleonora shton pas tij “Daja godet përsëri”. Në këtë mënyrë duket se të dy i kundërvihen Albës.

Alba për të sqaruar gjithë situatën, u thotë se i pyeti sepse vuri re që Tea po qëndronte e mërzitur dhe vetëm. Eleonora i thotë se ajo nuk ka pse të çuditet nga një gjë e tillë, sepse tani që Fisniku ka dalë nga shtëpia, Tea vetëm do të rrijë pasi në këtë mënyrë i ka krijuar ajo raportet me banorët e tjerë. “Ti dhe vetë ke thënë se kur të dali Niku, më kë do rrijë Tea?” i thotë Eleonora Albës, por kjo e fundit e mohon një gjë të tillë dhe thotë se ajo e ka thënë këtë gjë vetëm për Fisnikun, jo për Tean pasi sipas saj, Fisniku rrinte gjatë gjithë kohës vetëm me Tean.

Alba del nga dhoma e gjumit, ndërsa Eleonora vazhdon të diskutojë e Fabianin. Të dy bëjnë thashetheme kundër Albës duke ndarë të njëjtin mendim për lojën e saj. Sipas tyre Alba është ajo banorja që e ndryshon edhe thënien e saj, në varësi të situatës. “Kjo Alba realisht nuk është koherente” thotë Fabiani dhe Eleonora më pas shton “kjo çfarë thotë tani, nuk e thotë pastaj”.

Eleonora bën një paralelizëm mes Albës dhe Teas duke thënë se edhe ajo për disa javë rrinte vetëm me Diedonin. “Mua nuk më vjen keq për asnjërën, për zgjedhjet që bëjnë në lojë” thotë Eleonora dhe Fabiani shton pas saj “Normalisht këtu gjithsecili është për vete. Vëllai i madh për të gjithë e secili për vete”. Në këtë moment Eleonora i drejtohet Veselit që është aty pranë duke thënë:- “Daja godet përsëri”. Shprehjes së Eleonorës Fabiani i përgjigjet thjesht e drejtpërdrejt “Jam në nominim zyshe”. Fabiani duket se është i vetmi banor që pranon se në ditën e parë të nominimit, po ndryshon sjellje për t’i shpëtuar eliminimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat