Monica Belluci refuzon ftesat për darkë të Vladimir Putinit

Mediale Vip

Monica Belluci refuzon ftesat për darkë të Vladimir Putinit

Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:05

Monica Bellucci bën të vështirën me Vladimir Putin. Lajmi, i cili raportohet nga shtypi italian, tregon se presidenti rus e ka ftuar disa herë për darkë aktoren e njohur italiane, e cila i ka refuzuar gjithnjë ftesat e numrit një të Kremlinit.

Gjithsesi nuk bëhet fjalë për darka “kokë më kokë”, por për festat e famshme gala për të cilat Putin është i famshëm.

Ish-gruaja e aktorit francez Vincent Cassel, ka refuzuar gjithnjë, edhe pse për momentin nuk ka ndonjë lidhje. Putin, i cili është një tip që nuk dorëzohet lehtë, i ka kërkuar ndihmë mikut të tij Silvio Berluskoni, i cili nuk ka arritur ta bindë Bellucin.

Duket se diva italiane e filmit, nuk e vlerëson shoqërinë e Putinit. Ndoshta për mendimet e tij (të njohura) për të drejtat e homoseksualëve? Për momentin nuk është e thënë të jetë kështu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat