Tea debat me Veselin

Mediale Vip

Tea debat me Veselin

Më: 24 maj 2015 Në ora: 16:47

Akuzat e Fatjonit kundrejt Veselit për ndërhyrje të mundshme në marrëdhënien Fisnik-Tea kalojnë në një debat të fortë mes Teas dhe Veselit. Tea po diskuton me Kristin në dhomën e gjumit për marrëdhënien me Veselin, ku ajo shpreh se nuk ndjen asgjë për Veselin dhe se ai nuk i intereson. Kristi e vë pra përgjegjësisë dukë i thënë se një pjesë të fajit e ka ajo vetë. Ai e pyet kush ia ka bërë me dije vlerësimin e të ëmës së saj kundrejt Veselit.

Tea nuk pranon që ia ka thënë ajo vetë Veselit mesazhin e të ëmës. Ajo i shpjegon se ka qenë shumë e qartë me Veselin dhe që është shumë e shqetësuar se po shihet vetëm si Tea mes meshkujve dhe kjo gjë nuk i pëlqen. Pas këtij diskutimi ajo dëgjon që në kuzhinë po flitet për marrëdhënien e saj me Fisnikun dhe nuk qëndron aspak indiferente.

Veseli shpjegon në prani të saj se ka qëndruar një javë larg raportit të tyre dhe për të bërë që Fisniku të ndihet mirë ka hequr dhe banderolën dhe ka qëndruar shumë indiferent. Ai tregon se ka dal sërish në skenë kur ata deklaruan që ajo marrëdhënie nuk funksiononte. Veseli në këtë mënyrë i jep përgjigje dhe Fatjonit që nuk ka ndërhyrë , sepse nuk ka pasur një marrëdhënie që ai mund të ndërhyjë.

Tea i përsërit sërish që ajo i ka kërkuar të mos fokusohet tek ajo dhe t'i qëndrojë larg pasi e bezdis dhe i kërkon arsyen se përse ai ka vazhduar. Ai i përgjigjet: “arsyen ta kam thënë, sepse më lindën ndjenjat”. Tea nuk e beson që Veseli është i vërtet në atë që thotë dhe i thotë se ajo nuk ndjen asgjë për të. “Unë po vete kundër fjalëve te mamit tim, Fisniku nuk më përdor dhe aq sa më njeh Niku mua nuk më njeh asnjë njeri këtu brenda, atë që kam unë me Nikun është shumë e pastër” gati bërtet Tea.

Në sytë e Veselit tashmë Tea po duket shumë ndryshe dhe e ndikuar nga mendimet e të tjerëve. Ai i thotë : “Unë nuk kam pasur synim të sulmoj kërkënd. Unë kam qenë shumë i sinqertë me ty dhe tash po të them më fal që isha kaq i sinqertë , më fal që të zhyta poshtë, më fal që nxora Fisnikun meqë të gjithë po thoni këtë gjë, më fal për ndikimet që ti kam bo”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat