Familja peshon për mua më shumë se krejt bota

Mediale Vip

Familja peshon për mua më shumë se krejt bota

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 24 maj 2015 Në ora: 13:00

Djali nuk don që unë të shkoj as në banjo pa të, e jo më sikur ta dinte se po largohem për një ditë-dy, është shumë i lidhur me mua , besa edhe unë me të, se shpirti m'dhemb kur ja kthej shpinën. Gjithmonë i lutem Zotit që të na bashkojë shëndoshë e mirë.

Ajo është e jashtëzakonshme dhe padyshim një artiste shumë popullore që e duan dhe e ndjekin të gjithë jo vetëm fansat e shumtë, por edhe artistët e tjerë. Të jesh në një mbrëmje ku ajo këndon duhet patjetër të përfshihesh në atmosferën dhe shoë-n që ajo bën, pavarërisht se je i vogël, i ri apo i vjetër. Kjo është artistja Gjyste Vulaj e cila në rrëfimin e saj për “Bota sot” flet me dashuri për familjen e saj, për dy engjëjt që Zoti ja ka falur, Rozanën dhe Besartin, e ku djali tashmë e ka sunduar lumturinë e saj. Por a ia pjek kafen e mëngjesit bashkëshorti i saj, kur ajo kishte menduar që të pushonte një herë nga kënga, dhe a do të donte që fëmijët të ndiqnin hapat e prindërve në muzikë? Për këto dhe shumë të tjera rrëfen e madhja Gjyste Vulaj.

“Bota sot”: Tani që po të intervistojmë na tregoni jeni me familjen apo në udhëtime në koncerte?

- Jam me familje, ditë e martë sot, veç fundjavat janë të koncerteve jashtë sezonit verorë. Korriku dhe Gushti janë muajt ku këndojmë për çdo natë. Kur të tjerët pushojnë, ne këngëtarët punojmë, por kemi një të mirë sepse thotë një fjalë popullore: “Kush këndon, keq s'mendon”.

“Bota sot”: A je bërë ndonjë herë pishman se pse je shumë e kërkuar në muzikë kudo, e fëmijët dhe familjen nuk i jep kohën e duhur?

-Jo pishman asnjëherë, unë mundohem që shkak profesionit mos ta lë kurrë anash familjen, pasi që ajo peshon për mua më shumë se bota krejt. Kur kam koncerte/ ture te mëdha i marrë edhe fëmijët me vete, po ashtu me ata marrë edhe një femër e cila do të ju qëndrojë afër për 5 orë sa të jem unë në shfaqje. Kisha me dasht me ju tregu se kurrë nuk e kam dashtë, kur kam përtua të merrem me profesionin tim , por është histori e gjatë , pa ia ditë fillimin e mbarimin kam frikë se keqëkuptohet, ashtu që s’po dua me mbush faqe, por ishte një herë gjatë shtatzanisë me Besartin ( kisha shtatëzëni me komplikime, mjekët më rekomandonin rreptësisht pushim dhe asnjë gjë tjetër).

“Bota sot”: Ndodh që vajza apo djali nuk duan që ti të shkosh në ndonjë mbrëmje?

(Qesh)..Djali nuk don që unë të shkoj as në banjo pa të, e jo më sikur ta dinte se po largohem për një ditë-dy, është shumë i lidhur me mua , besa edhe unë me të, se shpirti m'dhemb kur ja kthej shpinën. Gjithmonë i lutem Zotit që të na bashkojë shëndoshë e mirë. Për fatë të mirë e le në duar të sigurta, motra ime kujdeset për të, të cilën e don tepër shumë, pastaj Besarti ka motrën të cilën e do shumë dhe sa vjen ajo nga shkolla, aq gëzohet kur e shehë sa që çdo ditë vjen e më thotë me zë të lartë: maaam, maam eliii Zanaa pi( erdhi Rozana n'shtëpi). Kam edhe një fqinje të mirë që kujdeset për Besartin e cila është vetë nënë e 5 fëmijëve edhe atë e don Besarti po ashtu shoqërohet edhe me djalin e saj 10 vjeçar.

“Bota sot”: E ka ndodhur që Gjystja i ka refuzuar disa mbrëmje vetëm për shkakun e fëmijëve?

-Gjatë shtatëzanisë kisha probleme shëndetsore, në këtë periudhë kam anulluar disa mbrëmje, faleminderit Zotit shkak fëmijëve nuk kisha asnjëherë arsye për të anulluar ndonjë koncert, inshalla s'kam nevojë kurrë. Sa i përket refuzimeve, shkak pushimeve që i bëj me familje/fëmijë normal që duhet të refuzoj edhe koncertet, psh: më kërkojnë për të kënduar në janar apo gjatë shtatorit, normalisht që i refuzoj. Unë janarin dhe shtatorin i rezervoj për pushime me familje nëpër vende turistike, po ashtu edhe dy javë nga Qershori .

“Bota sot”: E ka ndodhur që vajza të jetë me ty në ndonjë koncert, po djali?

-Po shpesh, edhe djali edhe vajza , normal nën mbikqyrjen e dikujt nga familja.

“Bota sot”: Një ditë e bukur nga mëngjësi deri në darkë me fëmijët dhe bashkëshortin a mund ta dimë?

-Ajo ditë është e thjeshtë , ditë e javës ku nga mëngjesi e deri në kohën për gjumë jemi bashkë, bashkë në shtëpi, bashkë për të blerë ushqim e gjëra të tjera, bashkë në një restorant, kafeteri, bashkë në vizita tek të afërmit tanë, bashkë duke u rrezitur, duke shikuar filmat vizatimor..(Qesh) ( i vogli na sundon tani)....

“Bota sot”: E kafen ia pjek apo ta bën gati Sokoli?

-Herë ai mua, herë unë atij.

“Bota sot”: Çfarë diskutoni kur jeni të katër bashkë më shumë, ndodh që edhe për muzikë?

-Po, kohëve të fundit s'kalon pa u futë me biseda edhe në fushën e muzikës, por zakonisht kemi tema nga më të ndryshmet që i hapim, rreth familjes, shtëpisë, shkolla, profesioni, biznesi, etj.

“Bota sot”: A do të pëlqente që ndonjë veshje që ti e ke pasur e ke ruajtur dhe do të doje ta vishte Rozana?

-Po normalisht, kam fustane tepër të bukura që kurrë s'dalin nga moda, kam gjëra nga emra të mëdhej botëror të modës që sot e 100 vjet do të jenë interesante edhe unë kam ca fustane të nënës sime dhe më pyesin shumë se ku i kam blerë.

“Bota sot”: E të ndiqte hapat e prindërve në muzikë kush do të doje më shumë vajza apo djali?

-Të dy

“Bota sot”: E vendi që do të doje të jetoje gjithmonë me familjen tënde, ndoshta edhe larg punës ku do të ishte?

-Jam shumë e lidhur me vëndlindjen time, veç i ftohti i madh në vëndin tonë ( dimrit) më bën që të largohemi gjatë janarit diku në vende të nxehta. Ne kemi shtëpi të madhe në Gjermani, kemi Hotel dhe Restorant, ama nuk e paramendojmë jetën tonë diku tjetër përveç në vendlindjen tonë.

“Bota sot”: Prag vera do të donim të dinim ndonjë projekt të ri muzikor?

-Po përgatitem për klipin e ri, të këngës së re./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat