Volejbollistja e Kosovës bëhet nënë në Gjermani

Mediale Vip

Volejbollistja e Kosovës bëhet nënë në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2015 Në ora: 12:03

E lumtur deri në pikën e fundit që u bë nënë. Edona Gjinolli, prej volejbollisteve më të mira në vend dhe një kohë ka qenë edhe anëtare e kombëtares së Kosovës, është shumë krenare që i ka lindur vajzë. Edona ka lind vajzë dhe e ka pagëzuar me emrin Nina. “Sot në orën 7.55 minuta kam lind vajzë dhe jam më e lumtura në botë për këtë dhuratë të madhe nga Zoti. Jam shumë privilegjuar që tani jam nënë dhe kjo më shtyn të përkushtohem tani edhe më shumë në jetën time”, tha Edona e cila është në Gjermani. “Dëshiroj kur të rritet Nina të bëhet një nxënëse e dalluara dhe një sportiste e shquar”, tha Edona për gazetën kombëtare “Bota sot”. 26-vjeçarja ka qenë njëra nga pasueset më të mira në vend dhe një kohë do t’i mungojë volejbollit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat