Në Eurosong ‘përfaqësohet’ dënjesisht edhe Kosova

Mediale Vip

Në Eurosong ‘përfaqësohet’ dënjesisht edhe Kosova

Më: 23 maj 2015 Në ora: 22:34

Rreth orës 21 ka filluar finalja e madhe e Eurosong-ut në kryeqytetin austriak, Vjenë. Në këtë finale të madhe do të paraqitet edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, e cila me këngën “I’m Alive” shihet si konkurrente e fortë.
Elhaida është e 26 me radhë, derisa përformanca e saj mund të ndiqet drejtpërdrejt edhe nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ku është vendosur një ekran gjigant.

Por e veçanta e kësaj mbrëmje është se në rreshtin e parë të shikuesve vazhdimisht valon edhe flamuri i Kosovës. Dihet që Kosova ende nuk ka të drejt që të garojë në Eurosong, megjithatë kjo tregon se shteti ynë e ka vendin aty.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat