Kim Kardashian ju sfidon: Asnjë nuk punon kaq shumë sa unë !!

Mediale Vip

Kim Kardashian ju sfidon: Asnjë nuk punon kaq shumë sa unë !!

Më: 23 maj 2015 Në ora: 22:27

Gjatë një interviste për NBC e famshmja Kim Kardashian ka sfiduar të gjithë njerëzit nëse mund të punojnë aq sa ajo e të arrijnë çfarë ajo ka bërë.

Ajo tha se nuk i kushton shumë vëmendje komenteve negative, por ndonjëherë lodhet nga ato. ‘Ka njerëz që më pyesin gjatë një fjalimi se çfarë mendoj për personat që thonë se unë nuk bëj asgjë, kur në fakt unë jam aty duke promovuar diçka pra duke punuar’, tha Kim.

‘I sfidoj njerëzit që mendojnë kështu për mua, të përpiqen të bëjnë jetën time. Le të bëjnë gjithçka që unë kam bërë në karrierën time e të shohim nëse do të përfundojnë këtu ku jam unë. Provojeni. Thjesht provojeni. Ju sfidoj!’, përfundoi ylli i showbiz-it.

Shumë e inatosur Kim, apo jo?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat