Suedia është fituese e edicionit të 60-të të Eurosong (VIDEO)

Mediale Vip

Suedia është fituese e edicionit të 60-të të Eurosong (VIDEO)

Më: 23 maj 2015 Në ora: 22:12

(E plotësuar) Suedia është fituese e edicionit të 60-të të Eurosong që u mbajt në Vienë, e ndjekur nga Rusia dhe Italia.

Shqipëria e cila u përfaqësua me Elhaida Danin ka arritur të mbledhë 34 pikë.

Shqipëria i ka dhënë 12 pikë Italisë, 10 pikë Greqisë dhe 8 pikë Rusisë.

Ja shtetet që i kanë dhënë pikë Shqipërisë:

12 pikë - Maqedonia
10 pikë - Mali i Zi
6 pikë - Greqia dhe Belgjika

“Eurovision”, Elhaida Dani më “e gjallë” se kurrë; në pritje të votimit..

Elhaida Dani ka shkëlqyer më shumë se kurrë në natën finale të “Eurovision”-it, të zhvilluar në Vjenë të Austrisë, teksa ka interpretuar në mënyrë të jashtëzakonshme këngën e titulluar “I’m Alive”. Performanca e saj ka qenë tejet pozitive, duke treguar edhe njëherë potencialin e jashtëzakonshëm vokal të saj, ashtu siç bënte pak vite më parë edhe në “The Voice of Italy”.

Interpretimet tashmë kanë përfunduar, ndërkohë që ishin vetëm 15, minutat në dispozicion të teleshikuesve anembanë botës, ku gjenden shtetas me kombësi europiane, për të votuar për këngën e tyre të preferuar. Sigurisht, një gjë të tillë mund ta bënin edhe shqiptarët kudo ndodheshin, nga Maqedonia, Kosova, Greqia, Italia, Austria, Zvicra, Belgjika, Holanda, vendet nordike, apo kudo janë shpërndarë, sigurisht duke votuar për numrin 26 të Elhaida Danit.

E në përfundim të këtij afati kohor 15-minutësh, pritet të nisë edhe shpërndarja e pikëve nga juritë e vetë vendeve pjesëmarrëse, si të atyre që morën pjesë në dy netët gjysmëfinale, e që nuk mundën të kualifikoheshin për në finale, ashtu edhe 27 vendet konkurrente të kësaj mbrëmjeje. Votoni 26, sepse vetëm kështu mund të shpresojmë në një sukses të mundshëm të shkodranes së talentuar, Elhaida Dani.

Shumë shpejt pritet të nisë edhe shpërndarja e pikëve shtet për shtet, sipas metodës tashmë të ditur: 12 pikë për këngën më të preferuar, 10 pikë për vendin e dytë dhe 8 pikë për preferencën e tretë. Për të vijuar më pas me 7 pikë e me radhë deri në 1 pikë, respektivisht për vendet 4 deri në 10.

Me sytë nga “Eurovision”-i, votoni numrin 26

Nata finale e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision Song Contest” ka nisur prej orës 21 të mbrëmjes së kësaj të shtune, ndërsa të gjithë sytë e shqiptarëve janë fokusuar me kureshtje dhe ankth të madh në televizion apo edhe përmes të qenit online e rrjeteve sociale, deri sa Elhaida Dani të dalë e të performojë këngën “I’m Alive”.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë mban numrin rendor 26, i parafundit në radhën e konkurrentëve të kësaj finaleje të madhe për edicionin e 60 të “Eurovision”, e që shërben gjithashtu edhe si kodi identifikues në të cilin mund ta votojnë të gjithë shqiptarët anembanë botës, mjafton të jenë jashtë territorit të Shqipërisë.

Sigurisht, ky është kusht i domosdoshëm, pasi shqiptarët brenda territorit të Shqipërisë nuk mund të votojnë për këngën e tyre, vetëm për konkurrentë të tjerë. Emocionet e një festivali me konkurrueshmëri tepër të lartë kanë nisur tashmë dhe, pas performimit të të gjitha këngëve, 27 në total e që do të pëfundojnë me Italinë, pritet të nisë edhe votimi shtet për shtet, sipas metodës tashmë të ditur: 12 pikë për këngën më të preferuar, 10 pikë për vendin e dytë dhe 8 pikë për preferencën e tretë. Për të vijuar më pas me 7 pikë e me radhë deri në 1 pikë, respektivisht për vendet 4 deri në 10.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të ndjekim performancat e Finales së Madhe të Eurovision, e padyshim edhe atë të shkodranes Elhaida Dani, e cila premton shumë sipas të gjitha sondazheve dhe preferencave të rrjeteve sociale. Por a do të triumfojë Elhaida? Kjo mbetet në dorën tuaj, mjafton të votoni numrin 26 te numrat që do të shfaqen në secilin prej shteteve ku ju banoni, në televizionin që kanë të drejtën ekskluzive të transmetimit të këtij kompeticioni.

***

Renditja e votimit në Eurosong, Shqipëria e 8-ta

Organizatorët e Eurovisionit publikuan radhën e votimit të 40 vendeve në finalen e kësaj mbrëmjeje.

Renditja është përcaktuar nga juria, në përpjekje për ta bërë sa më emocionuese garën.

Renditja është si më poshtë:

1) Mali i Zi
2) Malta
3) Finlanda
4) Greqia
5) Portugalia
6) Rumania
7) Bjellorusia
8) Shqipëria
9) Moldavia
10) Azerbajxhani
11) Letonia
12) Serbia
13) Estonia
14) Danimarka
15) Zvicra
16) Belgjika
17) Franca
18) Armenia
19) Irlanda
20) Suedia
21) Gjermania
22) Australia
23) Republika Çeke
24) Spanja
25) Austria
26) Maqedonia
27) Sllovenia
28) Hungaria
29) Britania e Madhe
30) Gjeorgjia
31) Lituania
32) Holanda
33) Polonia
34) Izraeli
35) Rusia
36) San Marino
37) Italia
38) Islanda
39) Qipro
40) Norvegjia

Ndiqeni finalen live live këtu

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat