Rrëfehet Sadije Berisha: Jeta në Suedi, sekretet e linjave dhe planet e verës në Shqipëri

Mediale Vip

Rrëfehet Sadije Berisha: Jeta në Suedi, sekretet e linjave dhe planet e verës në Shqipëri

Më: 23 maj 2015 Në ora: 17:10

Sadije Berisha rrëfen në një intervistë për ‘Panorama Plus’ sekretet e trupit te saj në forme, planet e verës në Shqipëri dhe jetën e saj në Suedi. Mohimi i një prej kënaqësive më thelbësore të jetës, ushqimit, është kthyer në torturë të vërtetë për të gjithë ata persona që duan të humbin kilogramë në kohë rekord.

Por në formë mund të jesh edhe duke shijuar ushqimin. Këtë sugjerim kundër rrymës dhe pro jetës së shëndetshme na e sjell Sadije Berisha, e cila pati sukses me librin e saj me receta ëmbëlsirash, që e kishte titulluar “Dëshira të ëmbla”, pikërisht se ushqimi të tundon. Pak ditë më parë, Sadija postoi në profilin e saj në “Facebook” disa foto pa photoshop, ku ekspozonte linjat, tani që i ka kaluar të 40-at, ndërkohë që është nënë e katër fëmijëve.

Edhe pse na çuditi me trupin në formë, ajo thotë se i duhet ende kohë për të arritur trupin perfekt, për të krijuar edhe muskuj. E njohur si-ish gruaja e Shkëlzen Berishës, në këtë rrëfim në vetë të parë, Sadija na tregon për stilin e veçantë të jetës për të qenë gjithmonë në formë dhe e re, si e ndërthur ushqimin e shëndetshëm në tavolinë me ushtrimet fizike në palestër.

Disa foto që postuat pak ditë më parë në “Facebook”, kanë tërhequr vëmendjen e miqve tuaj. Jeni në formën tuaj perfekte momentalisht?
Jo. Do ishte më mirë të më jepni disa javë kohë për të arritur formën e duhur! Në fotot që kam postuar në “Facebook” për miqtë e mi, unë jam 5 kg mbipeshë, pra jo saktësisht në formën që synoj të arrij.

Duke pasur parasysh që je nënë e katër fëmijëve, dukeshe mjaft mirë dhe pa efekte photoshop, apo jo?
Në fakt, unë postova foton time pa photoshop, ashtu si unë jam në realitet, duke shpresuar se kështu do të nxis veten time në arritjen e rezultateve më të mira, pavarësisht nga mosha që kam dhe lindjet që kam bërë në jetë. Mund të dukem mirë, por sërish mendoj që më duhet pak kohë për të bërë atë ndryshim fizik që unë synoj për veten time.

Pra, po përgatitesh për veshjet bikini dhe sezonin e plazhit. Ku ke planifikuar t’i kalosh pushimet këtë verë?
Pushimet kam menduar t’i kaloj një javë në Shqipëri dhe pastaj këtu në Suedi. Nuk kam ndonjë plan ende se në cilin plazh konkretisht do pushoj, por si fillim mendoj të vizitoj nënën dhe motrën time në Linzë, në Tiranë. Duke pasur parasysh recetat e veçanta në librin tënd të botuar para katër vitesh, “Dëshira të ëmbla”, ti thyen stereotipin e krijuar.

Pra, me shembullin tënd mund të kuptojmë që në formë mund të jesh dhe duke shijuar ëmbëlsira.
Në fakt, unë tashmë kam filluar stërvitjen në palestër të alternuar me dietë ushqimore të shëndetshme, një program që do të zgjasë 6 javë. Por, për pyetjen që më bëni, mund t’ju them se nëse ju e dashuroni ushqimin ashtu siç bëj unë, më e mira është të mbani një ekuilibër të shëndetshëm në dietën tuaj. Pra, larmi ushqimesh dhe shumë ushtrime fizike është formula e duhur.

Është ky një stil i ri jetese për ty, apo kështu ke bërë gjithmonë?
Sporti dhe ushqimi i shëndetshëm kanë qenë gjithmonë pjesë e stilit tim të jetës..

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat