Mediat italiane në përkrahje të Elhaida Danit

Mediale Vip

Mediat italiane në përkrahje të Elhaida Danit

Më: 23 maj 2015 Në ora: 12:03

Përpos mbështetjes së madhe që Elhaida Dani ka marrë nga mediat mbarëshqiptare, ajo tash ka edhe përkrahjen e mediave italiane.

Televizioni italian Sorrisi ka realizuar një intervistë me Skype me këngëtaren shqiptare e cila aktualisht me ekipin e saj po qëndron në Austri.

“Ishte një surprizë e bukur të dëgjoje emrin Elhaida Dani e kualifikuar në finale duke përfaqësuar vendin e saj në garën më të madhe të muzikës në botë”, shkruan në videointervistën e publikuar në faqen e këtij televizioni, shkruan Prive.al.

Elhaida ka shprehur optimizmin e saj në këtë intervistë, duke thënë se ndihet shumë mirë para finales ku do të sfidojë shumë shtetet përfshirë Italinë, një vend që i ka dhënë shumë këngëtares.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat