Dy arsye përse Elhajda do të fitojë

Mediale Vip

Dy arsye përse Elhajda do të fitojë

Më: 23 maj 2015 Në ora: 10:34

E keni dëgjuar atë shprehjen: “Çdo gjë ndodh për një arsye”? Të tillë ndjesi përjetova kur dëgjova këngën e re të Elhajda Danit që do përfaqësohet sonte në Eurovizion. Menjëherë pashë një shkëndijë në aurën e saj që ma dha një sinjal të çuditshëm “Elhajda është aty për një arsye”. U mundova ta shmang për një çast pasi në të vërtetë, unë vetë nuk kisha asnjë arsye për të menduar për këtë gjë. Nuk jam artiste, as kritike arti dhe as e dhënë pas muzikës. Por krejt rastësisht, (dhe ndoshta për një arsye) më ka qëlluar që gjatë këtyre ditëvë të jem e rrethuar me njerëz që komentojnë vetëm për Elhajdën. Ajo çfarë më nxiti ta ndaj këtë reflekim me ju është kthimi te shkëndija që vazhdon të më përsëritet se Elhajda është aty për një arsye të thjeshtë “Për të fituar Eurosong”. Dhe në fakt do të fitojë për dy arsye:

1.Ajo e di që do ta fitojë!

Kur po zieja me idenë nëse duhej të shkruaja dhe ta ndaja këtë “bindje” me ju apo jo, vendosa të lexoj se çfarë Elhajda ka thënë në intervistat e saj të mëparshme. Askund, në asnjë prononcim të saj, nuk arrita të gjej diçka të qartë që të më tregojë se “është përgatitur të fitojë”. Ajo nuk e thotë këtë, madje duket sikur i trembet këtij mendimi dhe e mban shtypur prej frikës se nëse të tjerët do ta zbulojnë mund ta paragjykojnë. E fundja çfarë kam dëgjuar gjithë këto ditë kanë qenë më së shumti paragjykime dhe kritika të pasistemuara, pa burime të vetëdijshme, që interferojnë rrezatimin diellor që rrethon aurën e saj. Nëse Elhajda nuk do t’i trembej këtij paragjykimi nuk do të kishte nevojë t’i shmangej dëshirës për të pohuar atë që në fakt i përcillet natyrshëm në brendësi “Të fitojë”. Në fakt Elhajda e di fare mirë që do fitojë, dhe nuk ka shumë rëndësi nëse ajo do ta thotë këtë me zë të lartë apo përmes energjisë që çdo ditë na ka lëshuar sinjale të qarta.

2.Ajo e ka zbuluar qëllimin e saj.

Ne të gjithë vijmë në jetë për një qëllim, është si një dhuratë që e kemi brenda vetes por që duhet ta zbulojmë gjatë udhëtimit të rritjes. Disa njerëz nuk e dinë se çfarë nuk dinë-dhe lindin, rriten e ikin nga kjo botë pa e ditur se cila ishte dhurata e tyre. Disa të tjerë e kuptojnë që kanë një dhuratë, por nuk dinë se si ta përdorin pasi nuk arrijnë ta zhvillojnë atë. Ndërsa ka nga ata njerëz që e zbulojnë dhe e zhvillojnë çfarë kanë brenda vetes, sepse kuptojnë që është pjesë e qëllimit të tyre në jetë. Ajo dhuratë brenda vetes i ndihmon që të përmbushin këtë mision. Një herë ta prekësh këtë ndjesi e cila sa vjen e rritet bashkë me intuitën tonë, atëherë nuk resht së ndaluari për të arritur në destinacionin që të tërheq për të shkuar atje. Elhajda është e vetëdijshme se kënga është dhurata që do ta ndihmojë për të përmbushur qëllimin e saj teksa rrugëton në një destinacion që me siguri ka shumë stacione. Janë këto stacione, të cilat, tashmë, ajo ndalon për një arsye. Janë sinjale që ajo di t’i përkthejë shumë mirë në kodet e saj të brendshme, dhe vetëm njerëz që dinë t’i lexojnë kode të tilla të ngjashmë mund ta kuptojnë se Elhajda është aty për të fituar.

Dhe sonte Elhajda do të fitojë për një arsye-një arsye që vetëm ajo e di! Dhe kur kjo ndodh për një arsye të mirë na mbetet veçse t’i gëzohemi dhe të festojmë për të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat