Naughty Boy: Gjërat nuk janë ashtu si ç’duken ndërmjet djemve të One Direction

Mediale Vip

Naughty Boy: Gjërat nuk janë ashtu si ç’duken ndërmjet djemve të One Direction

Më: 22 maj 2015 Në ora: 23:59

Më në fund i vjen radha për të folur edhe atij, shkaktarit të gjithçkaje…ose të paktën kjo është ajo për të cilën Louis Tomlinson e kishte akuzuar.

Producenti 30 vjeçar, ndryshe nga ç’mund të mendohet, e beson se ndërmjet djemve të 1D dhe Zayn Malik nuk ekzistojnë mërira. Naughty Boy e mbrojti publikisht Zayn kur ai u sulmua nga Louis nëpërmjet rrjeteve sociale, duke u përfshirë edhe në një debat të hapur me këtë të fundit.

Dhe pavarësisht se djemtë u shprehën të inatosur ndaj Zayn, veçanërisht Liam Payne, dj anglez ende nuk mendon se ka ndjenja dashakeqe në këtë mes, duke theksuar këtu Zayn. Ai është shprehur se njerëzit duhet thjesht ta lënë të qetë dhe të respektojnë arsyet për të cilat ai u largua.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat