Çka mendon pas datëlindjes?

Mediale Vip

Çka mendon pas datëlindjes?

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:29

Disa kënaqen kur e kanë datëlindjen, disa mërziten, sepse vjetrohen për një vit, por disa janë krenar që po piqen edhe më shumë dhe po futen në rrugën e sukseseve. Ish-hendbollistja e mirënjohur, Vlora Jashari, që luajti një kohë edhe në kombëtaren e Kosovës dhe që ka fituar shumë trofe, zgjodhi dy mënyra se si ta festojë ditëlindjen e 34-të të saj.

Ajo nuk brengoset fortë që po ikë rinia, sa e ka synim të arrijë kulmin në zejen e trajnerit dhe një ditë të jetë me një ekip që t’i bëjë telashe ekipet jo vetëm të rajonit. Ajo është profesoreshë, ndërsa misionin i saj është të ardhmen të jetë edhe përzgjedhëse.

Karakteristikë e saj është se nuk e ka festuar fare ditëlindjen ashtu si bëjnë si shumë të tjerë. Ajo ka pasur një përvojë apo aventurë në rrafshin ndërkombëtar, pasi me Vicianet patën luajtur edhe ndaj Bayer Leverkusenit në garat evropiane në vitin 2006. “I mbusha 34 vejt, tash jam e vendosur të bëhem trajnere”, tha Jashari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat