Kristi pohon se Alba si femër, e tundon

Mediale Vip

Kristi pohon se Alba si femër, e tundon

Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:15

Pas bisedave të sotme, Tea gjen një moment dhe pyet Kristin se pse sillet keq me Albën dhe pse është përqendruar tek ajo. Alba për Kristin ishte si loja e parë kur hyri në shtëpi. Kristi do të vërtetojë mendimin që ai ka për Albën dhe ai nuk është mendim i mirë.

Tea do të dijë nëse Kristi e pëlqen Albën. Kristi i shpjegon se kjo filloi si lojë, por nëse ndodh diçka tjetër le të ndodhë edhe pse Kristi e shikon si shoqe. Në këtë moment Alba është mërzitur. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Kristi ka dashur ta bëjë Albën armike dhe duke bërë atë armike bënte dhe Diedonin njëkohësisht. Të dy do të ktheheshin kundër Kristit dhe kjo do të pasqyrohej në nominime.
Të gjithë janë në shtëpinë e Big Brother për një arsye. Janë shumë gjëra që duhet t’i bësh dhe disa gjëra që nuk do t’i bësh por ka edhe gjëra që je i detyruar t’i bësh. Kristi është ndjerë i detyruar për të bërë këtë lojë me Albën. Alba është ndjerë e përdorur nga Kristi për një situatë dhe sipas Kristit, është ajo e humbur.

Kristi bisedon dhe me Eleonorën për të njëjtën gjë. Ai thotë se kur u largua Diedoni nga loja ai ka deklaruar se do ta shikojë Albën në lojë. Ka dyshime që Kristi dhe Fatjoni kanë bërë një plan dhe një marrëveshje për të bërë lojë me Albën. Kristi nuk beson tek lidhja e Albës me Diedonin. Eleonora e pyet Kristin nëse e tundon Alba si femër dhe nëse ai mundohet ta shikojë si shoqe. Kristi pohon se Alba e tundon si femër por meqë partneri i Albës nuk është më në shtëpi ai mundohet ta respektojë dhe ta shikojë si shoqe.

Pyetja e fundit për Kristin është nëse tani po mendon si mashkull apo si lojtar. Kristi përgjigjet se mendon si lojtar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat