Madonna nuk është gati për turin e koncerteve

Mediale Vip

Madonna nuk është gati për turin e koncerteve

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:25

Madonna është shprehur se nuk është gati për turin “Rebel Heart”, pasi dëshiron që çdo gjë të jetë perfekte.

Këngëtarja ka shtyrë pesë datat e para të koncerteve, duke u shprehur se jo të gjithë elementët që bëjnë një spektakël perfekt janë gati.

“Siç e dinë edhe fansat e mi, shfaqja duhet të jetë perfekte, por për shkak të kohës së limituar, jo të gjithë elementët janë gati. Ju kërkoj ndjesë për ndonjë pakënqësi që mund të kem krijuar, por ju premtoj se pritja ia vlen. Po pres me padurim ta ndaj “zemrën time rebele” me ju”, ka thënë ylli i popit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat