Cila është kënga më e mirë e Eurovisionit për Teuta Kurtin? Nuk është shqiptare (Video)

Mediale Vip

Cila është kënga më e mirë e Eurovisionit për Teuta Kurtin? Nuk është shqiptare (Video)

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:43

Sigurisht se tash të gjithë janë duke spekuluar e polemizuar rreth këngëve të këtij edicioni të Eurovisionit, madje ka edhe eufori kombëtare – si në rastin tonë për Elhaida Danin.

Kënga “Im Alive” cilësohet si një prej favoriteve për top 10 të këtij edicioni në Eurovision.
Por, përkundër edhe suksesit të Rona Nishliut që zuri vendin e pestë me “Suus”, është Teuta Kurti ajo që preferon një këngë krejt tjetër, dhe një artist jo shqiptar.
Sipas Teuta Kurtit kënga “Lejla” nga Hari Mata Hari është kënga më e mirë që ndonjëherë ka performuar në Eurovision.
“Edhe 2000 vjet këngë më të bukur nuk ka me pas Eurovizioni. Qaq”, u shpreh këngëtarja në profilin personal në Facebook.
A pajtoheni edhe ju me Teuta Kurtin? Thënë realisht, “Lejla” është një baladë e jashtëzakonshme që dëshmon traditën ballkanase të muzikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat