Ylli i Hollivudit Jonathan Rhys Meyers, “luftë” me alkoolin

Mediale Vip

Ylli i Hollivudit Jonathan Rhys Meyers, “luftë” me alkoolin

Më: 22 maj 2015 Në ora: 08:55

E ndërsa njerëzit e bukur të Hollivudit bëjnë paradë në tapetin e kuq në Kanë, për aktorin Jonathan Rhys Meyers jeta tashmë është ndryshe.
Ai është duke u përballur me krizën më të madhe të tij që është abuzimi me alkoolin, çka e ka shndërruar yllin e hollivudit në një endacak rrugësh.
Aktori është parë në një rrugë të Londrës në kërkim të dy shisheve vodka , me mjekër, me flokë të shprishura dhe të palara si një endacak rrugësh.
Nëna e tij alkooliste Geraldine u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare si rezultat i abuzimit me alkoolin. Problemi i aktorit mund të jetë edhe i trashëguar.
Jonathan Rhys Meyers është aktori më i mirë i njohur për rolet e tij në filmat Velvet Goldmine, Mission Impossible III, Bend it like Beckham etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat