Ashton Kutcher i vjen në majë të hundës

Mediale Vip

Ashton Kutcher i vjen në majë të hundës

Më: 22 maj 2015 Në ora: 00:38

Aktori Ashton Kutcher është kthyer kundër të gjithë redaktorëve të Daily Mail, The Mirror dhe New York Post, të cilët kanë publikuar foto të vajzës së tij 8 muajshe. Qëkur Kutcher dhe Mila Kunis mikpritën në jetë vogëlushen Wyatt Isabelle, kanë bërë të pamundurën për ta mbajtur atë larg syrit të publikut. Megjithatë duket se të jesh i famshëm vjen me pasoja. 37-vjeçari ka përdorur Twitter-in për të shprehur habinë e tij.

Ai ka shkruar se nuk e kuptonte se përse këta editorë nuk mund ta respektojnë dëshirën e tij për të ruajtur privatësinë e vajzës, për arsye sigurie. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që publikohen imazhe të Wyatt, duke qenë se edhe në janar në internet falë hacker-ave, qarkulluan foto të saj!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat