Shi në 'parajsën' e Ciara-s

Mediale Vip

Shi në 'parajsën' e Ciara-s

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:24

Ende nuk është bërë muaji që nga dalja e tyre e parë në publik dhe që tani gjërat kanë filluar të mos shkojnë siç duhet. Ciara dhe i dashuri i saj i ri, futbollisti amerikan Rusell Wilson kanë vendosur të marrin një kohë larg njëri-tjetrit, për të kuptuar më mirë situatën e tyre.

Burime pranë artistes konfirmojnë për E! News se çifti ende nuk është ndarë, por se gjërat për ta nuk po shkojnë aspak mirë. Megjithatë mes angazhimeve me djalin e saj 1-vjeçar, Future Junior dhe publikimin e albumit të ri “Jackie”, besojmë se Ciara do ta kalojë lehtë këtë periudhë të trazuar në jetën e saj!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat