Tea mbron Fisnikun,Veseli-Eleonora e këshillojnë të ketë kujdes

Mediale Vip

Tea mbron Fisnikun,Veseli-Eleonora e këshillojnë të ketë kujdes

Më: 21 maj 2015 Në ora: 19:45

Tea dhe Veseli janë të dy në dhomën e gjumit, Veseli shprehet se i vjen shumë keq. Tea e pyet për çfarë? Kur të kam thënë “unë ty po manipulohesh”, Tea i kërkon Veselit ta sqaroi se ku po manipulohet? Veseli i tregon Teas po manipulohesh dhe ti prapë po e mbron Fisnikun. Tea shprehet se ajo mund të mbroj çdo banorë kur e sheh të nevojshme.
Veseli i tregon Teas se ajo mendon se “Eleonora po e përdorë historinë e nënës së Fisnikut”.
Tea sqaron Veselin duke i thënë që “unë nuk mendoj se po e përdor, por pse e nxori? Veseli i tregon Teas që është bashkë me ata banorët që mendojnë se Eleonora e ka përdorur historinë e Fisnikut, Tea sqaron Veselit duke i thënë që “ajo gjë që ndodhi nuk duhet të kishte ndodhur, Eleonora nuk duhet ta nxirrte”.

Tea sqaron Veselin se raporti Eleonora-Fisnik gjithnjë ka qenë si macja me miun. “Unë gjithnjë kam qenë afër të dyve dhe raporti i tyre ka qenë që në fillim si macja me miun”. Eleonora që sapo ka ardhur në dhomën e gjumit, i thotë Teas që “ka qenë gjithnjë ajo që i zbuste situatat dhe më pas ka qenë gjithnjë Fisniku, pas çdo situate kërkonte falje”.

Veseli i thotë Teas që të ketë kujdes dhe të reagoj kur përmendet emri i saj. Tea sqaron Veselin duke i thënë “nuk kam pse reagoj, kur ajo gjë që është thënë nuk ka qenë e vërtetë. Pastaj ti me Fisnikun i keni gjerat me njëri-tjetrin dhe nxirrni Tean në mes të çdo debati”.
Veseli i tregon Teas që të ketë kujdes nga Fisniku, sepse ai ka pasur afër Eleonorën dhe i ka thënë “unë ty të bëj leckë, a nuk mendon se mund ta bej dhe me ty të njëjtën gjë”.
Nga ana tjetër edhe Eleonora, mundohet t’i hap sytë Teas duke i thënë “që Fisniku në një debat pak më parë tha putha femrën me të bukur, që e kam akoma të dashur” . Eleonora kërkon të di edhe pyet Tean nëse ata të dy janë bashkë. Tea sqaron duke thënë “absolutisht jo, ne jemi ndarë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat