One Direction në flakë: Zayn Malik dhe Louis Tomlinson shahen publikisht!

Mediale Vip

One Direction në flakë: Zayn Malik dhe Louis Tomlinson shahen publikisht!

Më: 6 maj 2015 Në ora: 23:56

Duket se largimi i Zayn Malik nga One Direction nuk ishte aq miqësor sa ata donin të na e shisnin…pasi Zayn dhe Louis po shajnë njëri-tjetrin publikisht! Dhe publikisht natyrisht që do të thotë nëpër rrjete sociale, aty ku e gjithë bota të mund të bëhet publik i spektaklit të radhës.

Zayn postoi këtë foto të shumë të ngarkuar me filtra ku shfaqej ai përkrah producentit Naughty Boy, me të cilin edhe ka bashkëpunuar për të publikuar realizimet e tij solo. Këtu futet Louis në skenë duke postuar në Twitter: “E mbani mend kur ishim 12 vjeç dhe përdornim ato filtrat Mac për fotot dhe na dukej sikur ishin të bukura haha! Disa njerëz akoma e mendojnë HA!”

Por duket se edhe Malik ishte karikuar siç duhet për situatën, dhe nuk rezistoi dot pa kthyer reston: “E mban mend kur kishe një jetë tëndën dhe ndaloje së bëri komente “bitchy” për timen?”

Burime pranë grupit të djemve këmbëngulën se kur Zayn u largua, të gjithë ishin në rregull dhe paqësorë me këtë fakt…diçka e cila nuk ka pikë kuptimi.

Harry…radha jote!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat