Kylie Jenner rrëfen pas kaq kohësh sekretin e vërtetë të buzëve mishtore

Mediale Vip

Kylie Jenner rrëfen pas kaq kohësh sekretin e vërtetë të buzëve mishtore

Më: 6 maj 2015 Në ora: 22:33

Kemi vetëm një këshillë për të gjitha vajzat që janë përpjekur dëshpërimisht të kene buzë si të Kylie Jenner. Do t’iu duhen më shumë se disa dollarë për të blerë gota dhe kapakë plastikë.

Ju, vajza të dashura, duhet të bëni buzët! 17-vjecarja ka pranuar më në fund në reality show-n e familjes, se ka përdorur fillers apo mbushës të përkohshëm për të fryrë buzët.

“Nuk është e thjeshtë të jesh në qendër të vëmendjes,-u shpreh ajo,- doja ta pranoja për buzët, por njerëzit nxitojnë të më gjykojnë për cdo gjë, prandaj m’u desh të shmangia të vërtetën, por nuk gënjeva!”

Ne nuk e gjykojmë Kylie-n për vendimin e saj, madje e mbështesim plotësisht edhe kur këshillon fansat e saj ‘të jenë vetvetja’, por 17-vjecarja s’do kishte bërë keq sikur këtë ‘anashkalimin e të vërtetës’ ta rrëfente sikur pak ditë më parë, për të shpëtuar shumë e shumë njerëz nga deformimet e dhimbshme të fytyrës, nga tentativat për të trashur buzët ‘au naturel’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat