Kristi në shënjestër të Fatjonit dhe Fisnikut

Mediale Vip

Kristi në shënjestër të Fatjonit dhe Fisnikut

Më: 6 maj 2015 Në ora: 19:25

Banorët dalin në oborr për të shijuar aty mëngjesin dhe kafenë e cigaren e parë të ditës. Aty qëndrojnë shumica e banorëve të cilët ndërkohë nisin diskutimet. Duket se ka nisur një aleancë mes Fatjonit dhe Fisnikut për të sulmuar banorët të dy në të njëjtën kohë. Si fillim në shënjestër të tyre është Kristi.

Fatjoni fillimisht në mënyrë tallëse komenton sjelljen e Kristit në lojë dhe veçanërisht në kripet që janë shfaqet të shtunave gjatë spektaklit. Ai tall Kristin, ndërkohë që edhe Fisniku u bashkohet talljeve të Fatjonit dhe sulmon në një farë mënyre edhe ai Kristin. Kristi nga ana tjetër u përgjigjet të dyve po në mënyrë tallëse me batutat që e karakterizojnë gjithmonë.

Fatjoni i thotë Kristit se atij iu tha edhe të shtunën që është vetëm një komentator në shtëpi. Kristi nuk nervozohet por i thotë Fatjonit se ai dhe Fisniku sulmojnë gjithmonë dyshe, asnjëherë nuk sulmojnë vetëm një banor, por sulmon në rastet kur kanë mbështetjen e një banori tjetër pranë vetes. Ndërkohë sulmeve të Fatjonit dhe fisnikut u bashkohet edhe Alba e cila po atu i kundërvihet Kristit duke e akuzuar se edhe ai rri kon në shtëpi dhe thjesht vëzhgon të tjerët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat