“Rihanna e ka inat Rita Orën”

Mediale Vip

“Rihanna e ka inat Rita Orën”

Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:24

Rita Ora dhe Rihanna nuk kanë një raport miqësor. Gazeta “The Sun” ka shkruar se dy këngëtaret nuk e durojnë njëra-tjetrën, prandaj edhe mungesa e artistes me origjinë shqiptare në festën e organizuar pas “Met Gala” nuk ka qenë e rastësishme.

Këngëtarja nga Barbados kishte organizuar një festë në klubin “Up & Down”, por nuk i ka dhënë një ftesë Rita Orës. Pas këtij vendimi të Rihanna-s, tashmë është e qartë që dy artistet nuk pëlqejnë njëra-tjetrën, duke vërtetuar supozimet e revistave rozë.

“Rihanna e ka inat Ritën. Ajo nuk e ka ftuar në festë, duke dashur t’ia bëj të qartë që nuk mund të ketë miqësi mes tyre. Rihanna u ka tërhequr vërejtjen edhe ekipit të saj që Rita nuk do duhet të jetë e pranishme në festë”- thuhet në shkrimin e “The Sun” që citojnë një burim të tyrin.

Ndërkohë, pas “Met Gala”, Rita Ora është parë nën shoqërimin e mikeshës së saj, Miley Cyrus të cilat kishin vendosur të argëtohen të vetme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat