Top 10 femrat më të reklamuara shqiptare (Foto)

Mediale Vip

Top 10 femrat më të reklamuara shqiptare (Foto)

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 6 maj 2015 Në ora: 13:31

Nga Kallashi e deri te Enca, ja cilat janë disa nga femrat që sjellin më shumë klikime në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen më të madhe.

Është e vërtetë që femra është gjinia më e bukur e do të jetë kështu sa të jetë jeta. Por ka edhe meshkuj mjaft simpatikë por kurrë nuk do të komentohen sot në trendin e rrjeteve sociale, apo do të pëlqehen më shumë se sa vajzat e bukura, të cilat disa prej tyre falë bukurisë dhe tendencave për të qenë “in” sidomos në dukje, marrin vëmendjen më të madhe. Në çdo rrjet social i sheh kudo, megjithëse fotoja ndoshta publikohet edhe para se ato të vëndosin ta postojnë në profilet e tyre, falë bashkëpunimit dhe interesit që ato kanë për të marrë vëmendje. Kjo ndodh në këtë evolim të teknoligjisë kudo jo vetëm në hapësirën shqiptare, e shprehja “Mos i shiko gunën por punën” ka kohë që ka vdekur. Ne hulumtuam për të parë se cilat femra të njohura të shoë-bizit shqiptar janë më të reklamuara, duke klasifikuar një Top 10-she.
U njoh si një kërcimtare që si ajo askush nuk din ti tundë të pasmet, e vërtetë është seksi falë fizikut të saj, e që la anash edhe disa femra të tjera që nisën të reklamojnë me selfi apo belfie hiret e tyre në rrjetet sociale. E kemi fjalën për Donjeta Kosumin, apo siç e njohin të gjithë fenomenin Kallashi.
E një tjetër femër shqiptare që preku disa herë edhe tapetin e kuq të Hollivudit me daljet e saj dhe sidomos me dukjen e saj, duke marrë vëmendje dhe reklamë të madhe është edhe këngëtarja Bleona Qereti. Kudo shkruhet dhe flitet për Bleonën, sidomos ditëve të fundit duke marrë përqindjen më të madhe të vëmendjes edhe në “X Factor Albania”.
Vajza tjetër shumë e njohur jo vetëm në botën shqiptare por kudo në botë për tre arsye shumë të mira, për zërin e saj, paraqitjen dhe reklamën që i bën vendlindjes është padyshim edhe Rita Ora. Është femra shqiptare që ka më shumë ndjekës në botë dhe merr pafund komente dhe pëlqime me çdo foto që poston.
Një tjetër bukuroshe shqiptare që administratorët e rrjeteve sociale do të donin të kishin foton e parë të saj për ta postuar direkt, është Morena Taraku. Një dalje e saj nga momenti që kur merr çantën firmato, e deri kur zbret nga ashensori, merr super vëmendje.
Quhet një nga femrat më seksi shqiptare e njohur dhe në botë. Trupi dhe gjoksi i saj ka tunduar edhe meshkujt më të njohur të shoë-bizit botëror. Kjo është modelja Vildane Zeneli që padyshim zë vend të mirë në top 10-ën e femrave më të reklamuara.
Ndoshta nga mosha është me e reja prej tyre, por një selfie e saj duke fryrë buzët, apo treguar pak të kolmet e saj, hitbërsja e “A po t’pëlqen”, Enca Haxhia e pëlqejnë të gjithë. Aq shpejt hyri në treg dhe aq shumë u pëlqye saqë çdo lëvizje e saj pason brenda pak minutave shumë komente në rrjetet sociale.
Nëse flasim për muzikë dher stil ajo është vërtetë e “sëmurë”, dhe ia ka dalë duke bërë që njerëzit të presin një foto të sajën nga ajo krejt nudo e deri te fytyra e saj pa make-up. Kjo është këngëtarja Dafina Zeqiri, një artiste që në çdo dukje të sajën qoftë ehe më një foto fut në llogarinë e saj mijëra pëlqime.
Por aspak më larg Dafinës nuk i qëndron as këngëtarja tjetër Tuna, e kur është fjala për stil dhe dukje ajo rrezikon por ia qëllon fort në tendencat e fundit. Vetëm apo me të dashurin e saj është shumë e dëshiruar qoftë edhe me një foto kudo në rrjetet sociale dhe din mirë të reklamohet.
Që në daljen e saj në një event të huaj pa të brendshme, fokuesimi i mediave sidomos online duan ta kenë si lajm kryesor një foto të sajën. E kemi fjalën për Anxhela Martinin, top modelja e cila shquhet për sensualitetin e saj e që gjinia mashkullore duke i dhënë një pëlqim e ëndërrojnë atë.
Ajo është shumë e kërkuar dhe kështu të gjithë duan të kenë një foto me të, duke nisur nga ai që e rregullon e deri te fansi i saj i rastësishëm, pasi kështu fitojnë edhe pak reklamë. Kjo është Elvana Gjata, një këngëtare që rrallë e gjen në një foto të pakujdesur e të hedhur në rrjetet sociale, por super të komentuar.
Ndodh që të kemi harruar ndonjë, pasi femrat e shoë-bizit shqiptarë nuk janë vetëm të njohura në profesionin e tyre, por të lakmuara nga të gjithë dhe një klik në foton e tyre për ata që e njohin mirë biznesin e rrjeteve sociale fitojnë edhe më shumë jo vetëm ndjekës por edhe të ardhura. E në fund kemi një pyetje sikur të ishim në një epokë më herët, a do të ishin të gjitha këto që përmendem më lart kaq të njohura?.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat