Ardit Bexheti, ‘’Vështirësitë e profesionit si këngëtarë’’

Mediale Vip

Ardit Bexheti, ‘’Vështirësitë e profesionit si këngëtarë’’

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:07

Është nga Gostivari dhe ka vite që këndon. I këndon bukur gjitha zhanret por më mirë i’a hedh muzikës ‘’live’’ aty ku të gjithë duhet të sprovojnë vetën. Është kthyer me një projekt të ri në duet me Vlora Bajramin që titullohet ‘’Haram të qoftë dashuria’’, ndërkohë që në këtë bisedë këngëtari tregon edhe vështirësitë që kalon në këtë profesion.

Si erdhi bashkëpunimi me Vlorën?
Bashkëpunimi ka ardhur paksa spontanisht, ka qenë ideja e tekstshkruesit Avni Qahili që mendoj se ka bërë një punë të madhe rreth këtij projekti.

Është ky projekti i parë për këtë vit?
Po është i pari dhe shpresoj që të jetë i mbarë.

Si mendoni se do e keni sezonën e verës?
Sezonin e verës e kam të ngarkuar, të rezervuar të gjithë dhe shpresoj që t’ia dal mbanë.

Është e vështirë menaxhimi i karierës në këtë kohë?
E vështirë sigurisht që është por me një rreth të shëndoshë i’a arrijmë qëllimit.

Më mirë me bashkëpunime apo këngë single?
Unë rradhazi i kam pasur shumë bashkëpunimi të suksesshme, e pas këtij dueti do kem dhe një këngë single.

Me cfarë projekte tjera do vijsh këtë vit?
Jam në përfundim të albumit me disa këngë të përpunuara dhe një videoklip ku do jem vetëm.

A është privilegj të jesh këngëtarë?
Nuk e di cfarë të them a është mirë të jesh a të mos jesh, unë rrjedh nga një familje dhe e njoh shumë mirë këtë sferë që kam nisur, por do kisha thënë se e dua kualitetin.

Cilat janë vështirësitë e këtij profesioni?
Ka shumë vështirësi që nuk arrijë t’i them por me punë dhe angazhim mundohem që t’i tejkaloj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat