Puthjet e fshehta mes Teas dhe Fisnikut vazhdojnë

Mediale Vip

Puthjet e fshehta mes Teas dhe Fisnikut vazhdojnë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 22:59

Që nga mbrëmë është zyrtarizuar edhe çifti i tretë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Tea dhe Fisniku i kanë dhënë puthjen e parë njëri-tjetrit, në fakt ka qenë Fisniku ai që e mori hapin i pari duke ja vjedhur atë. Ata kanë vendosur që këtë gjë mos t’ua tregojnë banorëve dhe kërkojnë, që ky të jetë sekreti i tyre. Ka qenë një vendim i Teas dhe Fisniku e ka respektuar, por deri kur do të vazhdojnë ta ruajnë këtë sekret këtë nuk mund ta themi, por duhet ta shohim në vijim.

Fisniku dhe Tea gjatë gjithë ditës mundohen që ta ruajnë këtë sekret, duke iu shmangur banorëve të tjerë dhe duke shijuar për pak njëri-tjetrin në vendet kur ata janë vetëm në prani të njëri-tjetrit. Fisniku i shkon prapa për të vjedhur puthje nga Tea, ai i kërkon shpeshherë duke i thënë “eja të puth pak shpejt, se mos vinë banorët”.

Tea bën rolin e lozonjares, herë i thotë jo dhe më pas afrohet për ta puthur Fisnikun. Fisniku di si t’ia vjedh puthjet Teas. Tea qesh dhe i thotë Fisnikut që “gjithnjë m’i ke vjedhur puthjet”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat