Mbretëresha Elizabeth viziton mbesën e saj të porsalindur

Mediale Vip

Mbretëresha Elizabeth viziton mbesën e saj të porsalindur

Më: 5 maj 2015 Në ora: 19:50

Princesha 3-ditëshe Charlotte, mund të jetë foshnja më i privilegjuar. Vetëm në ditët e para të ardhjes në jetë, Charlotte Elizabeth Diana ka patur një vizitore shumë të vecantë, stërgjyshen e saj, Mbretëreshën e Anglisë.

Mbretëresha mbërriti në pallatin mbretëror rreth orës 14:30 dhe qëndroi për më shumë se 30 minuta nën shoqërinë e stër mbesës së saj. Më pas Mbretëresha Elizabeth është larguar nga ambientet e Pallatit mbretëror me një Range Rover jeshil, e shoqëruar nga 2 makina dhe katër motorë policie.

Menjëherë pas largimit të nënës së tij, në Pallatin Mbretëror Kensigton erdhi edhe Princi Charles, për të vizituar për te dytën herë mbesën e tij.

Ndërkohë është publikuar edhe certifikata e lindjes e princeshës më të re, e cila është firmosur edhe nga Princi William.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat