Veseli është së bashku me Xhensilës dhe po tregon për raportin që ka ai me Tean.
Veseli tregon që asnjëherë nuk ka dashur të mendohet të jetë ai djali që hyn në mes marrëdhënies së Teas me Fisnikun. Por, ka qenë Tea sipas tij që i ka dhënë hapësirë, që ai të mendoj që ka diçka midis tyre. Veseli sqaron se Tea nuk ka guxim të pranoj ato veprime që ka bërë vet.
Xhensila ngushëllon Veselin duke i thënë që “kur të dalësh nga Big Brother kushedi sa do jetë radha për ty, por kur ta kuptoj Tea se çfarë ka humbur, atëherë do jetë tepër vonë dhe ajo do të pendohet për këtë gjë”. Veseli tregon që gjithmonë Tea i ka kërkuar të rruaj distancën dhe ai gjithnjë ka qenë i kufizuar ndaj saj duke e respektuar kërkesën e saj. Ai thotë që Tea është shumë “femër e rezervuar dhe nuk do, që duke thënë këto gjera për Tean të krijohet një figurë të keqe jashtë.
Veseli tregon se Tea është një femër e komplikuar dhe ai nuk ka hyr në Big Brother me qëllim që të krijoj patjetër lidhje, por nuk e përjashton mundësinë që mund të ndodh diçka midis tyre.