Vipat me dy profesione

Mediale Vip

Vipat me dy profesione

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 5 maj 2015 Në ora: 12:27

I shohim çdo ditë dikën më pak e dikën më shumë në televizionet shqiptare, por edhe disa prej tyre mjaft aktivë dhe sensacion me ndonjë postim interesant në rrjetet e tyre sociale. Ne i quajmë artistë, por jashtë këtij profesioni me diplomë apo jo kanë edhe një tjetër punë, dikush në zyrë e dikush sërish për t’u shfaqur në ekran. Megjithëse sot muzika është bërë për shumë artistë shqiptarë një ekonomi e mirë dhe mjaft fitimprurëse, disa prej këngëtarëve nuk e lënë anazh edhe një profesion të dytë. Në hulumtimin tonë ne kemi takuar emra të njohur të skenës shqiptare të cilët provuan ose aktualisht vazhdojnë paralelisht dy profesione e të rrallë janë ata që janë larguar përfundimisht nga një profesion për t’iu përkushtuar vetëm muzikës, ku këtu mund të flasim për këngëtaren Gili, e cila ka vite që e ka lënë profesionin e mësueses për t’i kënaqur njërëzit vetëm me muzikë. Por një tjetër artist siç është Naim Abazi, megjithëse e la anash profesionin e mjekut, ai sërish mban dy profesione nëse do ti quajmë kështu, e shohim duke kënduar por edhe si moderator në programin e tij. E nëse flasim për një tjetër zë të mirë të këngës në Kosovë, artisti Mahmut Ferati nuk do të donte ta linte kurrë, siç po bën nga profesioni i mësuesit ku jep lënsën që ia thotë më së miri edhe me zë, muzikën. Ai në pesë ditët e javës jep këtë lëndë e në fund javë udhëton dhe e sheh duke kënduar në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme. Ndërsa këngëtarja Eliza Hoxha, gjithmonë me mburrje e thotë se është një arkitekte, madje e zonja, e këtë profesion nuk e lë kurrë, por është rast i rrallë sepse ajo këndon, punon si arkitektë por edhe moderon që ndryshe i bie tre punësim. Edhe Vesa Luma ka pak ditë që i është rikthyer dashurisë së saj të parë, prezantimit e tash ajo ushtron dy profesione përveç se këndon. Një tjetër artiste e ëmbël që kurrë nuk flet për profesionin e saj është Mimoza Shkodra, por ajo është edhe një teknike dhëmbësh përveç se këndon mjaft bukur. Një tjetër emër jo pak i njohur i skenës kosovare sidomos kohët e fundit është këngëtari Neki Emra, por a e dini se ai është një menaxher shumë i zoti ku ditën punon në një kompani të madhe ndërtimesh dhe në mbrëmje bën atmosferë me zërin e tij. Edhe reperi Genc Prelvukaj e kemi parë si zyrtar për politikë, por kurrë nuk e la rimtin e muzikës madje edhe si producent tashmë. Por zyrtare në një istuticion të lartë në Kosovë, është edhe këngëtarja Gresa Behluli, por shumë shpesh e shohim në skenat dhe koncerte për të kënduar. Një përsonazh shumë i njohur i spektakleve dhe botës së modës është edhe djaloshi Valer Kolnikaj, i cili përveç se e shohim në botën e televizionit ai është edhe mjek, madje sapo ka marrë titullin drejtor në qendrën e qytezës në veri të Shqipërisës ku ai punon. Por edhe bukuroshja Luana Vjollca, një nga vajzat më seksi të shtëpisë së Top Medias, ka lakmuar si duket kolegët e saj dhe ka nisur muzikën, e tashmë ajo quhet me dy tituj, si prezantuese por edhe si këngëtare.
E dimë se kemi harruar dikën, por dikush mendon se mirë kemi bërë, sidomos ata që nuk i kemi përmendur, por e mbyllim me shprehjen e popullit që megjithëse thuhet se “Dy kunguj nën një sqetull nuk mbahen”, këta artistë deri tani po i menaxhojnë shumë mirë dy profesione.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat