Xhensila xheloze për Fatjonin

Mediale Vip

Xhensila xheloze për Fatjonin

Më: 5 maj 2015 Në ora: 00:44

Xhensila dhe Fatjonin bisedojnë për një ndjenjë xhelozie që i ka lindur Xhensilës. Ajo ka parë një skenë gjatë ditës së sotme kur Fatjoni i është afruar Milenës tek lavamani në kuzhinë. Fatjoni e qetëson duke i thënë se kjo është gjëja më idiote që ajo mund të ketë nxjerrë nga goja. Ai nuk e quan fare situatë atë që ka parë Xhensila.

Xhensila i thotë se ai është shumë mashtrues dhe manipulues. Ajo e njeh më mirë se veten dhe ai është thëngjill i mbuluar me strategji. Fatjoni i qeshur i thotë se ajo nuk mund të bëhet xheloze për personin në fjalë. Po të bëhej fjalë për ndonjë tjetër, mbase po.

Xhensila i tregon dh Albës dhe Teas se është xheloze për Milenën. Alba shkon në verandë ku Milena është me Fisnikun. Fisniku largohet dhe ajo i bën Milenës disa pyetje direkte. Milena i kërkon Albës t’i thotë se çfarë mendimi ka ajo për të. Alba i thotë se ajo është shumë e shoqërueshme me djemtë, dhe kjo merret si flirtim ose provokim nga ana e meshkujve.

Alba vazhdon me pyetjet dhe e pyet nëse Milena mendon se sjellja e saj me meshkujt e shtëpisë mund të prekë dhe dikë tjetër në shtëpi. Milena i përgjigjet se ajo nuk mendon se sjellja e saj do të prekë ndonjë njeri. Ajo do të sillet ashtu si do ta ndiejë. Nëse do t’i pëlqente dikush do ta rrëmbente menjëherë.

Alba i përmend të gjithë djemtë ë shtëpisë për të kuptuar nëse Milena ka ndonjë pëlqim për ndonjërin. Kur e pyet për Fatjonin, Milena përgjigjet se ai nuk i intereson dhe nuk e intrigon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat