Lindsey Vonn dhe Tiger Woods ndahen pas 3 vjetësh

Mediale Vip

Lindsey Vonn dhe Tiger Woods ndahen pas 3 vjetësh

Më: 5 maj 2015 Në ora: 00:13

Përfundon historia e dashurisë mes kampiones së skive Lindsey Vonn dhe kampionit të golfit Tiger Woods. Ai që dukej një çift i pandashëm siç u përfol në fillim, në mënyrë surprizë i kanë thënë lamtumirë njëri-tjetrit. Lajmin e ka komunikuar në profilin “Facebook” vetë kampionia e skive.

“Pas thuajse 3 vitesh bashkë, Tiger dhe unë kemi vendosur së bashku të mbyllim marrëdhënien tonë. Do të ruaj gjithnjë me vete kujtimet më të bukura për gjithçka që kemi përjetuar bashkë”.

“Për fat të keq, – vazhdon Vonn, – të dy kemi një jetë jashtëzakonisht impenjative dhe kemi qenë të detyruar të kalojmë shumë kohë larg njëri-tjetrit. Do të kem gjithnjë një respekt të madh dhe adhurim për Tiger. Ai dhe familja e tij e mrekullueshme do të kenë gjithnjë një vend special në zemrën time”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat