Video e çmendur: Sherr masiv në festën e Ludacris

Mediale Vip

Video e çmendur: Sherr masiv në festën e Ludacris

Më: 4 maj 2015 Në ora: 22:18

Zënka e vërtetë me grusha në Vegas ndodhi ditën pas ndeshjes Mayweather-Pacquiao, një sherr masiv ndërmjet fansave në një pishina-party të organizuar nga Ludacris. Video është një çmenduri e pastër dhe tregon se në Hard Rock Hotel ndodhi praktikisht gjithçka.

Grushtat, karriket, shishet e qelqit dhe kovat e akullit ishin vetëm disa nga objektet që u përdorën nga fansat për t’i thyer kokën njëri-tjetrit, ndërkohë që nuk dihet se si filloi kjo ngjarje. Madje edhe përpara se kjo zënkë të fillonte, turma shqeu nga vendi një derë. Jamie Foxx dhe djali i Will Smith, Trey, ishin gjithashtu në festë, por ata nuk morën as edhe një të gërvishtur. Avantazhet e të qenit VIP…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat