Charli XCX: Nuk jemi të gjithë si Britney Spears

Mediale Vip

Charli XCX: Nuk jemi të gjithë si Britney Spears

Më: 4 maj 2015 Në ora: 20:44

Charli XCX shfaqet me një deklaratë të çuditshme për publikun. Bukuroshja britanike mendoi se do të bëhej si Britney Spears pasi të firmoste një kontratë me një shtëpi diskografike. Ndërkohë që është vetëm 22 vjeç dhe po ia del mbanë kaq mirë, deklaron se nuk e dinte se sa e vështirë do të ishte për të luftuar dhe mbrojtur idetë e veta.

Ajo mendoi se sapo të të firmoste një kontratë do ta kishte rrugën e hapur si ish princesha e muzikës pop. Ylli i hitit “Break Up” thotë se në gjithçka që bën, në muzikën që realizon, produkti duhet të jetë 100% i saj, duhet të përfaqësojë atë. Charli rrëfen se pikërisht për këtë arsye iu desh kohë që të mbërrinte këtu ku është, pasi raporti i saj me muzikën ka filluar plot 8 vjet më parë, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Megjithatë ajo shprehet e kënaqur me veten, veçanërisht me faktin se tashmë artistja me origjinë nga Cambridge nuk është më e turpshme, por një femër e fortë që ka marrë në kontroll fatin e saj. Por Charli nuk i vë kufinj vetes dhe dëshiron që të bëjë historinë e muzikës, jo vetëm duke kënduar, por edhe si shkruese tekstesh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat