West ndryshon emrin e albumit të ri

Mediale Vip

West ndryshon emrin e albumit të ri

Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:27

Këngëtari Kanye West ka ndërruar mendje për emrin e albumit të ri, duke njoftuar se në vend të “So Help Me God” ai do të quhet “SWISH”.

Reperi ndryshimin e emrit e bëri publik në Twitter, por pranoi se ky vendim nuk është definitiv dhe deri në publikim emri mund të ndryshohet sërish.

“Po e ndryshoj emrin e albumit në SWISH...Mund ta ndryshoj sërish, por ky është emri i ri tani për tani”, ka shkruar këngëtari.

“SWISH” është albumi i shtatë i Westit që vjen pas “Yeezus” të vitit 2013.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat