Thyhet raporti miqësor mes Eleonora-Fisniku

Mediale Vip

Thyhet raporti miqësor mes Eleonora-Fisniku

Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:11

Duket se në shtëpi me hyrje e Veseli ujërat janë trazuar jo vetëm mes Teas dhe Fisnikut por edhe miqësisë së Fisnikut dhe Eleonorës. Ata po diskutojnë për fjalët e pa menduar që kanë hedhur tek njëri-tjetri. Fisniku është ndijuar nga sjellja e Eleonorës dhe i thotë se ajo është oportuniste. Eleonora nuk e pranon këtë gjë.

Ata diskutojnë gjatë dhe Eleonora nuk mund të largojë për asnjë moment nga mendja që e përzgjedhura e tij për të marrë një mesazh nga familjarët ka qenë Marsuela. Ai i shpjegon se në ç’bazë të çfarë e ka bërë këtë zgjedhje por Eleonora nuk bindet nga argumentet e tij. Ajo i sjell në vëmendje se ai ka qenë i vetmi banorë që ka dëgjuar emrat e fëmijëve të saj, kur ajo ka pasur mall dhe është lotuar.

Pas një kohe të gjatë diskutimi Eleonora arrin të kuptojë arsyen e vërtet të Fisnikut në këtë zgjedhje. Ai i thotë: “Unë e di që ti je e fortë dhe e përballon këtë situatë. Pastaj unë të kam kundërshtare dhe ndoshta nuk desha që ti të merrje një lehtësim nga çfarë do të vinte. Unë të shoh si konkurrente dhe në çdo moment unë do të merrja të njëjtin vendim që mora ”.

Fisniku nuk duron dot faktin që Eleonora ka mbështetur Veselin. Ai gati i bërtet faktin që ajo ka mbështetur Veselin dhe që i ka vënë në pah fuqinë e tij në raportin me Tean. Eleonora i thotë se ai e ka keqkuptuar. “Unë të kam thënë që ti rrëshqite kur Veseli u afrua me Tean. Unë të kam thënë që do dalësh keq në këtë histori. Unë të kam këshilluar dhe ti më ke keqkuptuar” i shpjegon Eleonora.

“Ti ke qenë mblesëri mes Teas dhe Veselit” i thotë Fisniku Eleonorës. Ai është i bindur që Eleonora ka ndërhyrë për të afruar Tean me Veselin. Eleonora merr Tean dhe kërkon ballafaqim. Tea nuk e pranon këtë gjë. “Ti po e vuan këtë gjë, nuk je në gjendje që ta përballosh siç bën Veseli. Skenën tuaj mos ma faturo mua. Unë në asnjë moment nuk kam bërë mblesën” i përgjigjet Eleonora.

Debati mes Fisnikut dhe Eleonorës vazhdon gjatë dhe ata rrotullohen në të njëjtën pikë. Këshillat e saj për marrëdhënien me Tean dhe Veselin, Fisniku i ka marrë si mbështetje për Veselin dhe ndërhyrje e tepërt e Eleonorës. Ai në një moment i shpreh se nuk e sheh fare si lojtare të fortë në shtëpi. Eleonora duket se e ka shuam të vështirë që të bindë Fisnikun që është në gabim. Ajo mundohet ti thotë se ai është i fundit nga banorët që do donte ta shinte të bënte figurë të keqe dhe se ndërhyrja e saj ka qenë për ta bërë të kuptojë pikërisht këtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat