Amal do i dhurojë një Porsche për ditëlindje Clooney-t

Mediale Vip

Amal do i dhurojë një Porsche për ditëlindje Clooney-t

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:32

Amal Clooney do t’i blejë aktorit George Clooney një makinë me vlerë 135 mijë paund për ditëlindjen e tij.

Avokatja e të drejtave të njeriut raportohet të ketë porositur një makinë të tipit Porche, si një dhuratë speciale për 54-vjetorin e lindjes.

Një burim pranë familjes së saj ka thënë: "George i pëlqen shumë makinat dhe dëshiron të jenë të veçanta dhe të shpejta. Amal ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi makina që ka zgjedhur është shumë e shpejtë”.

Megjithatë, duket se kjo makinë e shtrenjtë sportive nuk është e vetmja dhuratë që aktori do të marrë nga bashkëshortja e tij, pasi raportohet gjithashtu se ajo do të blejë edhe një shtrydhëse frutash për të, pasi ai është shumë i fiksuar në përgatitjen e lëngut të frutave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat