Dashuria e publikut vetëm kënaqësi të jep

Mediale Vip

Dashuria e publikut vetëm kënaqësi të jep

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 4 maj 2015 Në ora: 13:42

“Shumë i madh për të qenë kaq i thjeshtë”, kjo do të ishte ndoshta shprehja që do t’i shkonte përshtat shumë një artisti që mund të themi me fakte se është kudo ku ka një atmosferë të bukur dhe këndohet shqip. Ky është Gena, këngëtari i shumë hiteve dhe shumë i kërkuar, i cili gjen kohë të flasë me kënaqësi për “Bota sot”. Ai rrëfehet për ne se si e priten duetin “Pikë në oqean” me këngëtaren Mimoza Shkodra, për gjumin e rëndë në avion, e deri te energjia që e merr për të qenë në top-formë gjithmonë para publikut të shumtë që e don.

“Bota sot”: Sapo ke sjellë një baladë të bukur, e mendove se do të pritej kaq mirë?
- Pak a shumë e prisja që do pëlqehej, pasi është një baladë e bukur dhe e ndjeshme! Por kur publiku e dëgjon këngën atëherë kupton se vërtetë kënga do ketë sukses!

“Bota sot”: A do ta kishte kënduar tjetër femër më bukur se Mimoza, ose bashkëpunimi më dikën tjetër do të rezultonte më shumë sukses?
- Kjo këngë që kur filluam ta kompozojmë në mendje kishim vetëm Mimoza Shkodrën, është këngëtarja më e pësrshtatshme për këtë baladë, aq më tepër që përshtatemi dhe në vokal bashkë! Nuk mendoj se një këngëtare tjetër do t’i jepte kaq shije kësaj balade, sa zëri i Mimozës!

“Bota sot”: Duke qenë super i kërkuar kudo, si i realizon këngët e reja dhe klipet?
- Koha ime është tepër e kufizuar, duke qeë se gjithë kohës jam me koncerte, por kur je në studio dhe krijon një këngë të re dhe del diçka e bukur gjithmonë mundohesh të gjesh kohën edhe për të nxjerr një videoklip, kështu është profesioni ynë, për të patur vëmendjen e publikut duhet të nxjerrësh shpeshherë këngë dhe videoklipe të reja....

“Bota sot”: E vërtetë se kohët e fundit gjumi më i rëndë është në avion?
- Pas çdo koncerti lodhjen më të madhe e ke kur duhet të shkosh në aeroport për të marrë avionin dhe për të shkuar në një tjetër koncert, dhe ne shpesh herë jemi pa gjumë, pasi fluturimet gjithmonë i kemi në mëngjes! Dhe pasi kemi hypur në avion gjëja e parë që bëjmë është të flemë sikur dhe një orë për të rezistuar! Është pjesa më e vështirë e një këngëtari, madje mund të them që na është bërë avioni si shpi..(Qesh).

“Bota sot”: Ka ndodhur ndonjëherë që ke qenë duke pushuar ose në gjumë dhe ndonjë fans/e ka ardhur e të ka zgjuar për foto?
- Po ndodh shpesh kur jam i lodhur dhe vjen dikush për të bërë një foto, por kjo është një pjesë e këndshme për mua, pasi dashuria e publikut vetëm kënaqësi të jep! Është gjë e bukur kur dikush të thotë: "Më pëlqejnë këngët e tua, apo zeri yt".

“Bota sot”: Po avionin e ke humbur ndonjëherë?
- (Qesh)... Po shumë herë e jo vetem një herë e kemi humbur avionin, pasi na ka zënë gjumi dhe s’kemi arritur në kohë, kjo është një stres i paparë, sepse ndodh mos ketë dhe avion tjetër për destinacionin që duhet të shkojmë dhe rrezikon të mos shkosh në kohë në koncertin e ditës tjetër!

“Bota sot”: Për të mbajtur me orë të tëra publikun në këngë, si ia bën, ke ndonjë pije që të forcon, apo ndonjë sekret që të jep forcë?
- Jo përveç se mundohem të bëj pak trajtim me ushqimin, të marr vitaminat e duhura për organizmin, ose pak palestër kur kam kohë kuptohet. E ka raste kur mund të bëj dhe pak masazh, këto janë që më qetësojnë! Une madje nuk pi as alkol, shumë rrallë me shoqëri mund të pi ndonjë gotë verë, por jo ta kaloj limitin!

“Bota sot”: Çfarë mendon se Genën e bën kaq të dashur për njërëzit?
- Mendoj se vokali dhe repertori im janë arsyet pse i pëlqej publikut. Ndonjëherë dhe thjeshtësia është, ajo çka publiku vlerëson!

“Bota sot”: E cili është vendi apo qyteti që mezi pret të shkosh e të këndosh?
- Kudo ku ka shqiptarë mua më pëlqen të këndoj, nuk është se kam ndonjë preferencë! Mendimi im është se ne shqiptarët kudo ku jetojmë e tregojmë që jemi popull i ngrohtë dhe mikpritës!

“Bota sot”: Gena kush të shoqëron përveç muzikantit nëpër koncerte?
- Në shumicën e rasteve jam gjithmonë me muzikantin tim Edlir Begolli, ka raste që shoqërohemi dhe nga manaxheri im Enis Fetahu.

“Bota sot”: Për pagesë nuk pyetet e nuk tregohet, po ka ndodur ndonjëherë që dikush të ka thënë : “ Nuk ka para”, dhe nuk i ke marrë, duke parë edhe situatën?
- Në raste të rralla ka ndodhur që për shkak të organizimit koncerti nuk ka patur suksesin e dëshirueshëm, në këto raste normalisht nga ana ime kam bërë tolerim për sa i përket pagesës! Në çdo profesion ka nga edhe nga këto situata besoj!

“Bota sot”: Do të duhet të rrimë shumë javë me duetin me Mimozën, apo po mendon ndonjë këngë tjetër, na thuaj duet apo solo?
-Për momentin jam duke shijuar suksesin e këtij dueti, më behet qejfi që publiku e ka pritur mjaft mirë dhe i falenderoj të gjithë për fjalët e mira përsa i përket këngës, e në vazhdim normalisht që kemi dhe gjëra të reja. Është pak herët për të folur për projekte të reja!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat