Xhensila e Fatjoni seks në dush (Foto 18+)

Mediale Vip

Xhensila e Fatjoni seks në dush (Foto 18+)

Më: 4 maj 2015 Në ora: 12:32

Çifti më i konsoliduar i shtëpisë më të madhe televizive në Shqipëri, “Big Brother Albania 8”, janë Fatjoni dhe Xhensila.

Ata kanë kaluar jo vetëm puthje, por kanë pasur momente të zjarrta dashurie. Për këtë “Vëllai i Madh” shfaq një video me momentet më pikante të dashurisë mes çiftit.

Pas videos nisin komentet, madje ndodh edhe një debat mes Eleonorës dhe Xhensilës. Eleonora thotë se nuk pëlqen puthjet që bëjnë çifti dhe nuk e beson dashurinë e tyre. Xhensila i thotë se klipi flet vet, nëse është lidhje apo jo, ajo që është mes saj dhe Fatjonit, shkruan bigbrother.al

Në një klip janë përfshirë disa momente intime të Fatjonit dhe Xhensilës, teksa ata bënin dush bashkë. Pas klipit nisin diskutimet nga studio. Opinionistja pyet Xhensilën, nëse ajo ka frikë nga reagimi që mund të kenë familjarët e saj, pasi është e sigurtë që ato filmime do të komentohen shumë nëpër rrjetet sociale.

Xhensila thotë se nuk trembet nga reagimet që mund të kenë familjarët e saj, sepse ajo gjithmonë në jetën e saj ka bërë atë që ka dashur. “Kam shijuar çdo moment të qëndrimit tim këtu dhe në veçanti çdo moment me Fatjonin” thotë Xhensila dhe me pas shton “ne paragjykohemi edhe për ajrin që thithim çdo ditë, jo më për një gjë të tillë. Jam e hapur dhe kushdo mund të komentojë si të dojë”.

Ndërkohë, Eleonora debaton edhe me Fatjonin, pasi thotë se nuk i pëlqen mënyra sesi ai sillet me Xhensilën, duke e akuzuar se ai nuk di të puthë, por përsëri Xhensila i del në mbrojtje të dashurit të saj. Duke i uruar çiftit që të vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre, mbyllet edhe diskutimi për ta, sepse ka ardhur momenti i leximit të zarfit të eliminimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat