Fabiani këshillon Veselin për Tean

Mediale Vip

Fabiani këshillon Veselin për Tean

Më: 4 maj 2015 Në ora: 00:26

Banorët vazhdojnë të bëjnë thashetheme dhe të komentojnë surprizën që mori Veseli në lidhje me Tean. Fabiani dhe Fatjoni ndajnë mendimin se Tea është ajo që po luan me të dy djemtë, Veselin dhe Fisnikun dhe në këtë lojë ajo do të dalë e fituar.

Teksa ata bëjnë thashetheme, aty vjen Veseli dhe Fatjoni nis ta ngacmojë duke e thirrur “Veseli i Teas”. Veseli del në oborr dhe pas tij shkon edhe Fabiani i cili e sqaron në lidhje me komentet dhe ngacmimet e tij. Fabiani e këshillon Veselin që të mbajë një qëndrim të caktuar për sa i përket Teas sepse kjo është një lojë e saj e cila mund edhe ta dëmtojë Veselin.

“Ajo është me Fisnikun, tërhiq e mos e këput, prandaj unë të këshilloj që t’i ndash ca gjëra” i thotë Fabiani Veselit. Nga ana tjetër Veseli duke e siguruar se nuk po i keqinterpreton komentet e tij dhe as të banorëve të tjerë e sqaron se marrëdhënia e tij me Tean është e qartë.

Nuk dua që të diskutohet kjo pjesë se Tea ndihet keq” thotë Veseli i cili sqaron Fabianin se ai nuk do të këmbëngul që Tea të pranojë një lidhje me të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat