Surprizë nga qielli për Veselin dhe Tean

Mediale Vip

Surprizë nga qielli për Veselin dhe Tean

Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:57

Banorët ndodhen në oborr dhe në një moment dallojnë se mbi kokat e tyre fluturon një banderolë. Nuk kalon shumë kohë dhe brenda në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ulet një dron. Në të është e lidhur një banderolë me foto të Veselit dhe Teas brenda shtëpisë së Big Brother.
Veseli është në dhomën e gjumit, ndërsa Tea është ajo që pret në duar dronin. Banorët e tjerë i afrohen për ta ndihmuar dhe Tea pasi shkëput Banderolën nga droni, shkon në dhomën e gjumit dhe ia tregon banderolën Veselit.

Veseli dhe Tea qëndrojnë për pak çaste vetëm duke parë fotot që janë në banderolë. Të dy duken mjaft të kënaqur nga surpriza që morën nga jashtë shtëpisë. Ata dalin përsëri në oborr dhe shohin se Fatjoni ka vendosur dronin në një pozicion të përshtatshëm dhe mjeti i vogël fluturues është larguar përsëri nga shtëpia. Veseli humbi momentin e uljes së banderolës, por arriti të shikonte largimin e dronit.

Ndërkohë pas kësaj surprize në shtëpi nisin komentet për këtë dhe gjithashtu edhe ngacmimet për Tean dhe Veselin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat