Enca tregon për puthjen e saj të parë

Mediale Vip

Enca tregon për puthjen e saj të parë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:47

Enca Haxhia ka refuzuar të pohojë apo mohojë nëse ka të dashur, mirëpo ajo ka treguar se kur e ka dhënë puthjen e parë.

Këngëtarja e shumëpëlqyer në një intervistë me pyetje nga fansat e saj, ka thënë se ishte 16 vjeçare kur e dhuroi puthjen e parë, ajo madje ka treguar edhe datën e saktë (1 janar 2012).
19-vjeçarja ka thënë se flet shqip, anglisht, frëngjisht, rusisht, italisht (jo aq rrjedhshëm), pakëz gjermanisht dhe pakëz turqisht. “Jam vërtet e mirë në gjuhët e huaja, prandaj është si një tjetër talent imi”.
Mashkulli më seksi për të është një kombinim mes Ricky Martin e Gabriel Garko, duhet të jetë i gjatë, të ketë zë të thellë dhe të ketë buzëqeshje të mirë.
Marrëdhënien me Noizyn e konsideron si shumë miqësore dhe e falënderon atë që i ndihmoi të ngritej në karrierë.
Enca ka thënë se kurrë nuk ka bërë ndërhyrje kirurgjike dhe se nuk do të bëjë as në të ardhmen.
Këngëtarja thotë se nuk ka asgjë kundër kirurgjisë plastike, porse mendon se Zoti na ka krijuar të përsosur kështu si jemi, prandaj nuk duhet t’i nënshtrohemi operacionit në rast se kjo nuk është e nevojshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat