Alba e prekur nga fjalët e Diedonit, qan

Mediale Vip

Alba e prekur nga fjalët e Diedonit, qan

Më: 3 maj 2015 Në ora: 19:03

Duket se mes Albës dhe Diedonit gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë sa duhet. Gjatë natës ata kanë pasur një debat të vogël të cilin Alba duket se nuk e ka harruar. Teksa puthte Diedonin Alba është ndjerë e refuzuar nga ai që është munduar ta largojë. Megjithatë ata ranë të flinin dhe kjo u duket se ishte diçka fare pa rëndësi, mirëpo mëngjesin e sotëm Alba nis t’i flasë me ironi Diedonit pasi i thotë “mirëmëngjes” pa e puthur.

Pak çaste më vonë Diedoni i thotë përsëri Albës mirëmëngjes dhe e puth disa herë. Alba e merr si tallje sjelljen e tij. Megjithatë ata kalojnë disa momente të ngrohta puthjesh e përqafimesh mes tyre, derisa Albës i ngel përsëri hatri.

Pranë Albës dhe Diedonin shtrihet Milena dhe ata bisedojnë bashkë. Në bisedë e sipër Diedoni i thotë Milenës që nëse ajo dhe Alba do të shkojnë në Kosovë, ai do të sigurojë një vend për Albën dhe do t’i gjejë një të dashur edhe Milenës ose mund të flenë të tre bashkë siç po rrinë në ato momente. Ata shkëmbejnë disa minuta ironi mes njëri-tjetrit dhe Milena largohet.

Pasi largohet Milena Alba nuk të debatojë me Diedonin duke i thënë se nuk i pëlqeu shakatë që ai bëri me të. Diedoni i kërkon që të mos bërtasë dhe Alba acarohet edhe më shumë për faktin se Diedoni i vë në dukje një gjë që ai vetë e bën në debatet e tyre. “kur vetë i bën gjërat, tjetrit mos i thuaj mos e bëj” i thotë Alba Diedonit, ndërsa ai i kthen shpinën.

Diedoni largohet, ndërsa Alba duket e prekur sepse përlotet dhe fillon të qajë. Tea e vë re dhe i shkon pranë duke e pyetur se përse është mërzitur. Alba i tregon Teas se është mërzitur nga sjellja e Diedonit dhe shakatë e tij ndaj saj. Tea largohet dhe Alba vazhdon të qëndrojë e vetme në dhomën e gjumit. Diedoni hyn përsëri aty, por tregohet indiferent ndaj mërzitjes së Albës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat