Shtëpinë nuk e zëvendëson asgjë

Mediale Vip

Shtëpinë nuk e zëvendëson asgjë

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 3 maj 2015 Në ora: 12:48

Është një ndjenjë e mirë kur njerëzit të duan, të respektojnë dhe vlerësojnë punën tënde. Në fund të fundit vetëm ato që shkruhen apo regjistrohen edhe nuk harrohen. Organizimi i koncertit 40 vjetori ka regjistruar shumë gjëra dhe ato do të mbesin.

Me zërin e saj të ëmbël ka bashkuar kombin shqiptar edhe atëherë kur kjo temë ka qënë shumë e nxehtë por edhe e rrezikshme ta mendoje e jo më ta thoje qoftë duke e shprehur me këngë. Kjo është artistja e madhe Shkurte Fejza, që në bisedën tonë më shumë familjare kur don të shfletojë ndonjë foto nga arkiva e vjetër fatkeqësisht ka shumë pak, pasi shumë iu djegën së bashkë me shtëpinë në kohën e regjimit serb. Por karriera e saj e sapo dukumentarizuar në 40 vite punë, tashmë është e vulusur e një ditë do të donte të kishte pse jo një libër. Dhe jeta e saj në shumë raste larg të dashurve të saj, larg fëmijëve, a e ka parë ndonjëherë vetën të mërzitur se pse në shumë gëzimë nuk është pranë tyre, dhe cila prej vajzave thotë se i ngjan më shumë këngëtares? Janë këto dhe shumë të tjera pyetje që me qetësi dhe dashurinë që e karakterizon në të folur, hitbërsja e këngës më të bukur shqiptare “Xhamadani vija-vija” i rrëfen për “Bota sot” si kurrë më parë.

“Bota sot”: Si është Shkurte Fejza, si gjithmonë e palodhur?

-Puna të cilën e bën me dëshirë nuk të lodh, dhe këtu është çelësi i jetës. Sa do që lodhem prapë punoj shumë dhe kjo prapë më relakson.

“Bota sot”: A keni thënë ndonjëherë se nga sot dua vetëm të qëndroj me familjen, me fëmijët, e po pushoj së kënduari?

-Shumë shpesh, gati pas çdo projekti. Gjithmonë them pas kësaj pune do të pushoj shumë, por jo kjo prapë nuk realizohehet sepse puna dhe suksesi nuk të lë rehat.

“Bota sot”: E ju jeni penduar sa herë që fëmijët i keni lënë vetëm, ndërsa keni qenë në udhëtime në shumë koncerte?
-Gjithmonë më përcjell kjo ndjenjë.

“Bota sot”: E kur je larg tyre për kë të merr malli, ose merakosesh më shumë, më duket se për djalin?

-Jo djali është fëmija më i madh, dhe nënat më tepër mendoj se merakosen për më të voglin. Ashtu edhe unë më tepër merakosem për vajzën time, më te vogel Agnesën.

“Bota sot”: Nga zëri, apo nga karakteri cila prej vajzave është 99 përqind si ju?

-Secila nga vajzat kanë diçka timen dhe ajo vërehet. Ndoshta vajza e vogël Agnesa është ajo që më së shumti ka trashëguar nga unë, sidomos nga pamja dhe karakteri.

“Bota sot”: E vërtetë që s’ka si kafja e mëngjësit dhe dreka me familjen?

-Padyshim, është kënaqësia më e madhe. Shtëpinë nuk e zëvendëson asgjë, dhe unë kësaj teme ia kam bërë edhe një këngë.

“Bota sot”: Nga dora e kujt në familje do të doje ta pije kafen më shumë?

-Të them të drejtën kafen e mëngjesit e pi nga bashkëshorti im Hajrushi. Më pëlqen kur ma qet kafen dhe nga shprehia apo ashtu është më duket më e mirë.

“Bota sot”: Po bashkëshorti ka ndodhur të ketë përgaditur kafen ose gatuar vetëm për ty?

-Kafen siç e thashë shumë shpesh, thuaja rregullisht. Për gatimet më ndihmon shpesh, por rregullisht gatuaj vet. Ai me ndihmën dhe i bën sallatat ose diçka kështu të shpejtë, ose disa punë rreth kuzhinës, dhe atë me shumë dëshirë.

“Bota sot”: A i rikthehet Shkurta foto-albumeve dhe kujton, a ka ndonjë foto që e ruan përzemër, dhe përmallohet më tepër?

-Une kam pasur fatin si shumica e popullit tim dhe me djegjen e shtëpisë sime nga forcat serbe, nuk më ka mbetur asnjë kujtim nga e kaluara para vitit 1999. Kështu që në këtë drejtim kam një zbraztirë të madhe dhe shumë e ndjej këtë mungesë. Duke iu felenderuar miqve dhe simpatizuesve të mi nganjëherë i gjej disa nga ato. Sonte duke e shkruar këtë intervistë pata kënaqësinë ta shoh veten krahas Anton Çetës dhe Zekeria Canës në tubimin më të madh që është mbajtur ndonjëherë te Verrat e Llukes në vitin 1990 qe u mbajt për faljen e gjaqeve. Nga ky takim më ka dërguar përmes Facebookut një foto e kjo më ktheu mbrapa për 25 vjet.

“Bota sot”: Po video-kasetat e para i rishikon, ku jeni ju duke interpretuar?

-Është interesante kur më bien në dorë disa si të them videoklipe nga viti 1991- 1992.

“Bota sot”: Një super dokumentar është bërë për karrierën tuaj dhe tituj të merituar për punën tuaj, a do të doje që një ditë dikush të shkruante një libër apo një film për ju?

-Falenderoj TVSH për dokumentarin dhe më ka pëlqyer edhe pse ka shumë për të shtuar në atë dokumentar dhe shpresoj se nuk do të jetë i fundit. Sigurisht se duke u bazuar në krejt karrierën time që është bërë, ndoshta edhe do të shkruhet së paku një libër. Është një ndjenjë e mirë kur njerëzit të duan, të respektojnë dhe vlerësojnë punën tënde. Në fund të fundit vetëm ato që shkruhen apo regjistrohen edhe nuk harrohen. Organizimi i koncertit 40 vjetori ka regjistruar shumë gjëra dhe ato do të mbesin.

“Bota sot”: Çfarë titulli mund të kishte ky libër, apo film për Shkurte Fejzën?

-Autori i dokumentarit vetë e ka emëruar po ashtu edhe organizatorët e koncertit e kanë quajtur “Shkurte Fejza , 40 vjet zëri i kombit të vet”, dhe unë nuk kam qenë iniciatore e titullit, sepse gjithmonë nuk kërkoj asgjë. Edhe nëse dikush shkruan libër unë nuk do të kyqem rreth cilësimit, apo emërimit të titujve. Nëse rastësisht e shkruaj vetë do ta quaja për shembull “Shkurte Fejza-Rrëfeje jetën time”.

“Bota sot”: Dhe në fund duam të dimë ndonjë projekt tëndin të ri?

-Jam në përgaditje për një projekt solo dhe një bashkëpunim./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat