Çfarë e mërziti Zayn Malik që fshin One Direction?

Mediale Vip

Çfarë e mërziti Zayn Malik që fshin One Direction?

Më: 3 maj 2015 Në ora: 11:32

Pas ndarjes nga "One Direction", Zayn Malik ka fshirë të gjitha kujtimet nga rrjetet sociale, kjo për të treguar se ai do të vijojë rrugën i vetëm.
Ky veprim nuk është pritur aspak nga fansat, të cilët e kanë kritikuar, madje kanë ndërmarë inisiativën e të kujtuarit të faktit se ai bashkë me ta u bë i njohur.
Zayn Malik ka vendosur t’i përkushtohet karrierës si solist. 22- vjeçari ka hequr nga llogaria e tij në Twitter të gjitha kujtimet, referencat apo sinjalet e tjera që e lidhnin atë me grupin e djemve.
Fansat e tij kanë filluar të postojnë në Twitter, Facebook e Instagram fakte se Zayn Malik do të njihet gjithmonë si këngëtari i "One Direction".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat