Tea do të dijë se çfarë është për Fisnikun

Mediale Vip

Tea do të dijë se çfarë është për Fisnikun

Më: 28 prill 2015 Në ora: 21:44

Tea është ulur më Fisnikun në oborr dhe ajo i bën një pyetje. Tea do të dijë se çfarë është ajo për të në Big Brother. Fisniku i përgjigjet se ajo është “njëshi”. Ai i thotë se këtë mund ta thotë dhe më zë të lartë. Ai bërtet: “Tea është njëshi”. Banorët e tjerë në anën tjetër të oborrit e dëgjojnë dhe qeshin.

Fisniku vazhdon duke i thënë se ajo është personi për të cilin ai ka krijuar më shumë afeksion. Sipas tij ata kanë një lidhje kimike që atij i pëlqen dhe përveç këtyre ata kuptohen shumë mirë. Ai beson se e di se çfarë i pëlqen Teas.

Tea shpjegon atë që ajo mendon për Fisnikun. Ajo thotë se është shumë bukur që është vetvetja me Fisnikun. Ajo nuk e kishte menduar se do gjente një njeri në shtëpi me të cilin të ishte e vërtetë. Ajo i thotë se ndonjëherë kur bëjnë debat mërzitet dhe ikën. Tea i thotë se ndonjëherë ai flet pa e menduar.

Ata sqarohen për pjesën kur të dy ia ngrënë nervat njëri-tjetrit. Fisniku pret nga Tea që ajo të mos kapet pas fjalëve dhe të mos rri e mërzitur. Tea thotë se ai është i vetmi me të cilin ajo flet hapur edhe kur është me nerva. Ata të dy i pohojnë njëri-tjetrit se janë të “afeksionuar” dhe kjo është një marrëdhënie në rritje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat