Sam Smith ndërpret turneun në Australi

Mediale Vip

Sam Smith ndërpret turneun në Australi

Më: 28 prill 2015 Në ora: 18:10

Këngëtari Sam Smith ka anuluar datat e mbetura të turneut të tij australian, duke thënë se vendimi është marrë për shkak të një “urdhëri” nga ana e doktorëve.

Artisti britanik kishte për të performuar edhe në 4 koncerte të tjera, por në një deklaratë për shtyp ditën e martë, thuhet se ai ka pësuar një dëmtim në kordat vokale gjatë performancës në “Hordern Pavilion”, në Sidnej, ditën e hënë.

”Më vjen tmerrsisht keq t’ju informoj se më duhet të anuloj koncertet e mbetura të turneut australian. Gjatë performancës sime ditën e hënë, unë pata hemorragji në kordat vokale. Doktorët më kanë thënë se kam nevojë për një pushim në mënyrë që kordat ta marrin veten ose në të kundërt do të kem probleme akoma më të mëdha. Më vjen shumë keq për të gjithë ata që kanë blerë biletat”, ka thënë Smith.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat