Amy Adams do të martohet në fundjavë

Mediale Vip

Amy Adams do të martohet në fundjavë

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:21

Aktorja hollivudiane Amy Adams po planifikon të martohet me të fejuarin e saj Darren Le Gallo këtë fundjavë në Los Angeles. E nominuara 5 herë për çmim Oscar ka planifikuar një ceremoni intime me partnerin e saj në një vend privat.

Ylli i ‘American Hustle’ dhe ‘Big Eyes’ është në një marrëdhënie me aktorin dhe artistin Le Gallo prej 14 vitesh. Ata u fejuan në vitin 2008 dhe kanë një vajzë të quajtur Aviana, e cila mbush 4 vjeç muajin tjetër.

Një burim për ‘Page Six’ ka deklaruar: “Amy dhe Darren do të martohen këtë fundjavë në Los Angeles, në një ceremoni private. Lista e të ftuarve mendohet të jetë shumë e vogël dhe vendi se ku do të organizohet kjo ceremoni është mbajtur sekret”.

Një tjetër burim ka shtuar: “Amy dhe Darren gjithmonë kanë dashur të martohen. Më në fund, Amy ka vendosur të shkëputet për pak koha nga puna e saj në mënyrë që t’i përkushtohet familjes”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat