Çfarë i solli fejesa futbollistit ferizajas?

Mediale Vip

Çfarë i solli fejesa futbollistit ferizajas?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:20

Jeta është dinamike. Njeriu synon suksese në sferat e ndryshme. Sportistët kanë një jetë shumë interesante, disa janë shumë të ngarkuar në profesionalizëm, disa prej tyre mezi gjejnë kohë edhe për pak dashuri! Gjatë fundvitit të kaluar dhe gjatë këtij viti disa nga sportistët i dhanë fund beqarisë, disa u fejuan dhe disa prej tyre u bënë edhe prindër, ka edhe prej tyre që ia mbathën për perëndim dhe gjetën dashurinë e ëndrrave, vajzën me letra.

Futbollisti i Ferizajt, Burim Shabani, është i kënaqur me jetën në Kosovë dhe ka disa muaji që është fejuar me Florina Beqiri. Ai me të dashurën kalojnë një jetë për merak në qytetin e Ferizajt dhe kanë vizione të qarta për të ardhmen e tyre Që nga koha e fejesës gjërat kanë ndryshuar në aspektin pozitiv për futbollistin.

“Është fakt që fejesa ka ndikuar në aspektin pozitiv. Gjërat shkojnë ashtu si pretendojmë dhe kam një jetë të lumtur. Mendoj si gjithmonë për sport, por përkushtohem shumë në familje, po ashtu edhe për të fejuarën time.

Sepse kemi planet tona si çdo i fejuar, si çdo njeri që synon të krijojë familje”, tha Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”. E fejuara e Burimit nuk është sportiste. “Florina është me profesion ekonomiste, ndërsa unë jam afër diplomimit në fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit. Mendoj se janë dy profesione të ndryshme, por që njëra pa tjetrën nuk munden. Sepse edhe sporti është një lloj ekonomie”, tha duke qeshur Burimi.

“E rëndësishme është se e fejuara ime dhe e tërë familjen më mbështesin fuqishëm në futboll. Kjo më jep një forcë edhe më shumë që të punojë pareshtur në realizimin e synimeve të mija.

Jam në rrugë të mirë dhe shpresoj se ky vit do të jetë diçka më i veçantë për mua”, tha Shabani, pa saktësuar se edhe në cilin muaji do të bëjë dasmën. Qëllimi i tij është që klubi i Ferizajt të mbetet në elitën e futbollit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat